Komunikimet e gabuara ndodhin shpesh me shumicën e njerëzve. Teknologjia na ka lejuar të komunikojmë më shpejt, por jo domosdoshmërisht më mirë. Ndërsa disa keq-komunikime janë thjesht të bezdisshme, janë ato keqkomunikime të tmerrshme që ndodhin në momentet më të papërshtatshme që na vendosin në stres të panevojshëm të gjithëve, duke krijuar konflikt dhe mund të kenë ndikim në prishjen e marrëdhënieve.
Ndërsa disa nga shkaqet themelore të keqkomunikimit duken të dukshme, disa të tjera mund t’i kuptosh teksa gjendesh në anën e pritjes ose duke qenë pala fajtore. Këtu janë gjashtë arsye pse ndodhin shumica e keqkuptimeve:
- Ju e dini se çfarë po mendoni, por nuk është në të vërtetë ajo që thoni. Ndonjëherë ajo që po mendoni nuk ka kuptim për askënd tjetër përveç jush.
Të gjithë kemi qenë në të dy anët e këtij lloj keq-komunikimi dhe mund të jetë përshtjelluese për të gjitha palët e përfshira. Shkrimi ose verbalizimi i asaj që mendojmë mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur jemi duke nxituar. Ne mund të jemi duke deleguar ndërsa jemi në mes të një eventi biznesi ose duke u përpjekur të bëjmë shumë detyra kur nuk duhet.
Mësoni t’u tregoni të tjerëve gjithçka që po mendoni edhe nëse nuk është menduar në të gjithë mënyrat, kështu së bashku, mund të dilni me rezultatin më të mirë të mundshëm.
- Ju po flisni shumë dhe po e ndërlikoni komunikimin. Kjo çon gjithnjë e në më shumë keqkuptime.
Ju jeni i vetmi ju. Jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i bëjnë gjërat aq shpejt ose aq perfekt sa ju. Duhet ta mendoni këtë edhe në lidhje me partnerët tuaj të biznesit. Nuk keni përse të hidhni fjalë që nuk kanë nevojë të thuhen. Kjo shkakton shumë keqkuptime dhe mund të përfundojë marrëveshjen tuaj të punës.
Veçanërisht kjo shihet me tipat krijues. Ata kanë tendencë të përdorin shumë fjalë që përfundojnë duke i komplikuar mesazhet e tyre. Kjo mund të jetë po aq ngatërruese, sepse çështja kryesore priret të humbasë në detin e fjalëve dhe shpjegimeve. Në këtë rast, shkruani atë që dëshironi të thoni dhe pastaj filloni ta shkurtoni përsëri derisa të krijoni një mesazh sa më të thjeshtë, pa humbur idenë kryesore. Ka shumë të ngjarë të mos keni nevojë për mbiemra ose fraza shpjeguese për ta bërë të kuptueshme fjalinë tuaj.
- Po përdorni gramatikë të dobët.
Ndërsa mund të duket më shumë e bezdisshme se konfuzuese, gramatika e dobët mund të ndryshojë në mënyrë dramatike kuptimin e asaj që po përpiqeni të thoni. Edhe një presje e gabuar mund të ndryshojë të gjithë kontekstin për dikë që po e lexon.
Në këtë rast, duhet të ruani një faqe gramatikore dhe të filloni të studioni se si të përdorni pikësime dhe fraza të caktuara për t’ju ndihmuar të komunikoni qartë. Thjesht duhet praktikë!
Nëse jeni akoma keq pas kësaj, emëroni dikë që të korrigjojë gjithçka që keni vendosur të komunikoni.
- Ju e rimendoni atë që po lexoni ose shkruani.
Në secilin rast, është e rëndësishme të mos i rimendoni shumë komunikimet tuaja. Ky mendim i tepërt mund të përfshijë perceptimet, tuaja të cilat mund të jenë të kundërta me personin tjetër të përfshirë në komunikim. Kjo ju çon në mendime të ndryshme për atë që thuhet dhe nënkuptohet nga përmbajtja e një mesazhi.
Për shembull, nëse jemi në humor të keq, mund të lexojmë diçka në mënyrën e gabuar të cilën personi tjetër nuk e ka synuar kurrë. Ndonëse personi që shkruan mesazhin nuk mund të kontrollojë domosdoshmërisht reagimin e marrësit, ju mund të bëni një përpjekje të përbashkët për të hequr çdo emocion nga komunikimi juaj dhe për të mbajtur një ton profesional në të gjitha komunikimet e biznesit.
Ju mund t’i thoni gjithçka çdokujt, por mënyra si e thoni do të diktojë nëse merrni një reagim pozitiv ose negativ.
- Ju po përdorni shkurtime të mesazheve dhe emoji si zëvendësime të një pjese të asaj që po thoni.
Ndonëse i përdorim rëndom këto në situata të caktuara, zakonisht mund të jetë thjesht një fytyrë buzëqeshje për ta lënë të kuptojë personin në anën tjetër se jeni të kënaqur me mesazhin e tij.
“Isha i inatosur herët në mëngjes me një punonjëse. Më vonë gjatë ditës punuam në një projekt. Mendova se gjithçka ishte rregulluar dhe ishte në rregull. Derisa ajo më dërgoi një tekst me një varg emoji të një foshnje, shishe fëmijësh, një spital dhe një hark rozë. Mendova, “Oh, ajo snobja e vogël po më quan bebe! Ajo me siguri duhet ta dijë se nuk është e mençur ta quash shefin një bebe! ” Më vonë atë mbrëmje në një bisedë tjetër pune përmes telefonit dikush më tha se sa e lumtur kishte qenë ajo punonjëse sepse sapo kishte mësuar atë ditë për ardhjen në jetë të vajzës sime. Temperamenti im ishte acaruar dhe gati sa nuk e hoqa nga puna për shkak të një komunikimi të gabuar ku ajo po tregohej e ëmbël.” – tregon John Rampton.
Ndoshta duhet të shmangni përdorimin e këtyre lloj mjetesh komunikimi përveçse nëse jeni me miqtë tuaj më të mirë. Përmbajuni gjuhës profesionale sepse nuk mund të mendoni se të gjithë e dinë se çfarë do të thonë të gjithë këto shkurtime dhe emoji të reja.
- Ju bëni shumë supozime.
Ka nga ato raste kur njerëzit me të vërtetë nuk dëgjojnë, sepse ata mendojnë se tashmë e dinë se çfarë personi tjetër do të thotë ose thjesht janë të zënë me përgatitjen e përgjigjes së tyre. E njëjta ide vlen kur bëni supozime mbi atë që mendoni se një person do të thotë në postën elektronike ose mesazhin e tij, pa e lexuar në të vërtetë për të kuptuar kontekstin e mesazhit. Mund të jeni të lodhur, emocional ose të shpërqendruar, ose mesazhet mund të vijnë nga dikush në punë që jo domosdoshmërisht ju pëlqen.
Ngadalësoni dhe lexoni mesazhin më shumë se një herë ndërsa qartësoni supozimet tuaja. Përqendrohuni, reflektoni dhe pastaj lexojeni përsëri para se të nxirrni përfundime. Dhe, nëse nuk jeni ende i sigurt, bëni pyetje për t’u siguruar që e keni kuptuar saktë mesazhin. Njerëzit me këtë lloj aftësie mund të jenë udhëheqës të fshehur në kompaninë tuaj.
Konkluzione
Komunikimi efektiv kërkon praktikë. Sidoqoftë, mbajini parasysh këto probleme keqkomunikimi për t’u kujtuar që të kujdeseni më shumë për mënyrën se si lexoni, shkruani dhe verbalizoni atë që doni nga komunikimi që po dërgoni ose po merrni. Tani, nëse jeni të zemëruar për diçka, bëni një hap prapa. Supozoni se dërguesi ka vetëm qëllimet më të mira në shkrim dhe në tekst.
“Një mëngjes vura re një punonjës duke fshirë një email të tërë. E pyeta për këtë. Ai tha se ai dhe e dashura e tij kishin pasur një zënkë serioze dhe ajo i kishte dërguar një email dashakeq. E pyeta, “Çfarë tha?” Ai tha, “Nuk i’a kam idenë.” Ai më pas më shpjegoi se nëse lexonte komente të ashpra, nuk do të mundej t’i hiqte më nga mendja, kështu që ai thjesht nuk i lexonte ato mesazhe.” – tregoi John Rampton.
Kur e shihni personin ditën tjetër, nuk ndjeni armiqësi sepse nuk e dini se çfarë u tha.
-”Më vonë gjatë ditës, hyn e dashura në zyrë. “Oh zemër, nuk e kisha me të vërtetë atë që thashë, shpresoj të më falësh”. “Sigurisht”, thotë ai. “Ti je personi më zemërmirë që njoh”, thotë ajo. Ai vetëm buzëqesh. Atëherë e kuptova që ka shumë lloje keqkuptimesh që ndodhin dhe jo të gjitha janë të këqija.”- shpjegoi John Rampton.