50 mln turistë, Turqia synon 50 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi në vitin 2023

 

Turqia synon të tërheqë deri në 50 milionë turistë të huaj dhe të gjenerojë rreth 50 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi në vitin 2023, sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19, ardhjet e turistëve të huaj në Turqi filluan të ringjallen muajt e fundit, tha ministri Al Jazeera.

Ai vuri në dukje se aktivitetet globale të turizmit ranë me 65 për qind për shkak të pandemisë.

“Spanja dhe Greqia janë konkurrentët e Turqisë në turizëm, dhe ata janë prekur më pak nga shpërthimi, por Turqia ka parë një rigjallërim të aktivitetit turistik kohët e fundit,” tha ministri, duke vënë në dukje se zhvlerësimi i lirës turke ndihmon Turqinë të joshë vizitorët e huaj.

Megjithatë, ka pasur një rënie të numrit të turistëve që udhëtojnë drejt Turqisë nga vendet arabe që nga fillimi i vitit, sipas Ersoy.

Kohët e fundit, Turqia rishikoi objektivat e turizmit për këtë vit. Vendi parashikon të presë 28 milionë turistë të huaj dhe të gjenerojë 22 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi në vitin 2021.

Vetëm në gusht Turqia priti 4 milionë turistë. Pavarësisht se kishte një rritje prej 119 për qind nga viti në vit, shifra ishte 37 për qind më e ulët se niveli i saj para pandemisë, në gusht 2019./Hurriyet Daily News

Artikulli paraprakRëndësia e kapitalit njerëzor në kulturën organizative
Artikulli tjetërKina kufizon ndërtimin e qiellgërvishtësve, jo më të lartë se 500 metra