5 profesionet më të kërkuara dhe paguara në Kosovë

Në një kohë kur automatizimi i punës po rritet çdo herë e më tepër, punëkërkuesit në ditët e sotme duhet të zgjedhin një karrierë e cila do të ju siguroj atyre një punë të qëndrueshme dhe një të ardhme të sigurt. Duke mos ditur se çfarë do të na sjell e ardhmja, neve na mbetet të përcjellim trendet aktuale për të parë se cilat profile pune kanë potencial më të madh zhvillimi, ashtuqë të kemi më të lehtë depërtimin në treg si punëkërkues.

Po i listojmë më poshtë, top profesionet më të kërkuara dhe paguara në Kosovë:

Shitja

Është e njohur botërisht që shitësit janë imazhi përfaqësues i çdo kompanie. Duke qenë të tillë shitësit janë profesionist të respektuar brenda çdo biznesi e të cilët fitojnë një shumë të mirë të hollave sidomos në rastet kur përfitojnë % për çdo shitje të realizuar. Ky profesion është njëri ndër më të kërkuarit në treg aktualisht por edhe në terma më afatgjatë për faktin që çdo biznes në mënyrë të vazhdueshme kërkon njerëz profesionist të cilët dinë të shesin.

Zhvillues Softueri

Është top profesioni më i kërkuar si në nivel vendi ashtu edhe ndërkombëtar. Rritja e dominimit të teknologjisë e bënë këtë profesion të kërkuar si kurrë më parë nga çdo biznes e institucion në çdo cep të botës. Nëse ke fillu me planifiku të ardhmen tënde me një profesion që ka me ju garantu rrogë shumë të mirë, mirëqenie, përmbushje në punë, atëherë profesioni si Zhvillues Softueri është ai i duhuri.

Jurist

Një profesion mjaft i kërkuar e atraktiv është ai i juristit. Avokatët janë profesionistët më të paguar në industrinë ligjore, ku një karrierë si avokat ju siguron jo vetëm të ardhura të mira por edhe autoritet dhe respekt. Ju duhet të merrni në konsiderat një profesion të tillë edhe për faktin që ju keni opsione të ndryshme profilizimi si: Zyrtar Ligjor, Avokat, Gjyqtar, Prokuror etj.

Financier/Kontabilist

Financierët luajnë një rol vital në mbarëvajtjen e aktivitetit financiar të biznesit. Si të tillë financierët janë figura të respektuara dhe shumë të kërkuara nga ana e bizneseve. Andaj një karrierë për të cilën do të ketë vazhdimisht kërkesa në treg dhe që mundëson një pagë të mirë është pikërisht ajo e cila ka të bëjë me financa.

Arkitekt

Një ndër profesionet më të kërkuara është poashtu ai i arkitektit , profesion ky i cili kërkon investim paraprak në kohë e para, por që në momentin që e përvetësoni si profesion, ofron një pagë shumë të mirë. Kështuqë fillimi i një karriere në arkitekturë është diçka që mund t’a merrni në konsideratë.

Artikulli paraprakOrganizata Botërore e Punës: Ripërtëritja e tregut të punës pritet të fillojë në vitin 2023
Artikulli tjetërTregjet globale në alarm mes rreziqeve gjeopolitike në rritje