3 këshilla që të kurseni gjatë blerjes së ushqimeve

Sidomos kohët e fundit mund të mos jeni shumë të kënaqur me faturat pasi bëni blerjet e produkteve ushqimore të nevojshme. Por ka strategji që mund t’ju ndihmojnë të bëni blierjet dhe të kurseni në të njëjtën kohë.

1.Bëni një listë blerjesh

Mënyra më e mirë për të shmangur blerjet impulsive që rrisin faturën ne fund? Bëni një listë paraprake të produkteve të nevojshme paar se të shkoni në supermarket dhe zbatojeni përpikmërisht.

Planifikimi përpara dhe blerjet me listë ju ndihmojnë të fokusoheni në ato që ju nevojiten dhe redukton kohën që mund të shpenzoni duke parë përreth, kohë gjatë së cilës edhe mund të tundoheni të blini gjëra të panevojshme.

2. Shikoni në dyqanet përreth

Të gjesh ofertat më të mira do të thotë të krahasosh çmimet e produkteve të njëjta në dyqane të ndryshme. Një mund të ketë çmime më të mira për vezët, por tek një tjetër mund të jetë më i lirë peshku.

Por mos i krahasoni çmimet vetëm midis të njëjtëve dyqane. Supermarketet, qendrat tregtare, pikat e shitjeve me shumicë, etj, kanë të gjitha çmime dhe strategji të ndryshme promovimi.

3. Kërkoni për dyqane me oferta

Dyqanet nxjerrin herë pas here njoftime për ulje çmimesh në faqet e tyre në internet ose nëpër rrjete sociale. Sado e vogël të duket ulja e produkteve në fund kur të pritet fatura mund të kurseni ose të zgjidhni të blini diçka tjetër nga shuma që ju teproi. /tiranapost/

Artikulli paraprakLidershipi dhe bashkëpunimi mes vendeve muslimane, vendimtare kundër islamofobisë!
Artikulli tjetërLufta në Ukrainë ngadalëson edhe ekonominë e Kosovës