10 Mënyra si të bësh më të pëlqyeshëm vendin e punës

  1. Kolegë të shkëlqyer me një ‘Mirëmëngjes’, ‘ Ditë të këndshme’, ‘Ckemi’ apo ‘Mirupafshim’. Duke e përshëndetur një person ti je duke e njohur dhe duke e mirëpritur prezencën e tij/saj.
  2. Thuaj ‘Të lutem’ kur kërkon ndihmë nga një koleg. Psikologjikisht fjala ‘ Të lutem’ është një fjale magjike.
  3. Thuaj ‘Faleminderit’ pasi të marrësh ndihmë nga një koleg. Ështe kënaqesi kur dikush të falenderon ty.
  4. Të respektosh opinionin e të tjerëve, edhe kur ti nuk je dakort me të. Është në rregull të shprehësh një mos-dakortësi, por gjithmonë duke përdorur shumë takt, qoftë edhe me tonin e zërit. Qëndro I hapur ndaj sugjerimeveedhe nëse ato vijnë nga një vartësi juaj, pasi disa mund të jenë të vlefshme.
  5. Ji i përpiktë në takime dhe mos I lejo të tjerët tëp resin për ty. Koha është e cmuar për këdo. Nëse do bëhesh vonë, lajmëro sekretarinë apo personat qe janë në pritje.
  6. Hap ose mbaj hapur derën për kolegët. Ky veprim do të vlerësohet nga ata. Thuaj ‘Faleminderit’ atyre që të hapin deren ose e mbajnë hapur atë për ty.
  7. Hapi rrugë të tjerëve të cilët nuk kanë mjaftueshëm hapësirë për të kaluar, ndërsa tek shkallët qëndro në një anë për ti lënë mundësi kalimi atyre që e kanë me nxitim.
  8. Shmang rrëmujat përreth ashensorit. Lejo që të tjerët të hyjnë fillimisht e më pas ti.
  9. Sistemo dhe mbaj pastër vendin pasi e përdor atë. Shty karrigen dhe hiq filxhanët apo gotat e përdorura pasi përfundon nje takim. Vendos librat në vendin përkatës pasi ke mbaruar punë.
  10. Ofroi ndihmë një kolegu duke e ndihmuar në mbajtjen e ndonjë objekti me peshë. Ofroji ndihmë të gjithë kolegëve.

 

 Burimi: www.SingaporeServiceAcademy.com

Artikulli paraprakUdhëzime për biznesmenët
Artikulli tjetërStrategjia e rezultateve pozitive