Zyrtarizohet vendimi për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian e ka zyrtarizuar vendimin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2017.

Vendimi fillimisht është marrë nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar, por Italia e ka ngadalsuar procesin e konfirmimit duke insistuar që vendimi të merrët gjatë samitit të liderëve në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.

Vendimi është marrë përfundimisht përmes të ashtuquajturës procedurë e shkruar gjatë të cilës të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare duhej ta miratonin zgjatjen e sanksioneve.

Sanksionet që e godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar të Rusisë por edhe disa politikanë rusë, fillimisht janë vendosur në qershor dhe korrik të vitit 2014 pas aneksimit që Rusia i ka bërë Krimesë dhe intervenimeve në pjesën lindore të Ukrainës.

Artikulli paraprakIndustria e qumështit i sjell miliona shtetit
Artikulli tjetërRritje globale e prodhimit të gazit natyror, Rusia eksportuesja më e madhe