YouTube, fituesi i madh i rrjeteve sociale gjatë pandemisë në SHBA

YouTube pa rritjen më të rëndësishme se çdo aplikacion tjetër rrjetesh sociale ndër përdoruesit amerikanë gjatë pandemisë – deklaroi Pew Research Center javën e kaluar.

Përdorimi i shërbimit video, në pronësi të Google, u rrit në mesin e të rriturve amerikanë nga 73% në 2019 në 81% të vitin 2021. Kjo e ndjekur më nga afër nga Reddit, përdorimi i të cilit u rrit nga 11% në 2019 në 18% në vitin 2021 ndër personat amerikanë në moshë të rritur.

 

Përfundimet mbështeten në një sondazh te 1502 persona të rritur amerikanë, i kryer nga data 25 janar deri më 8 shkurt 2021. Marzhi i përgjithshëm i gabimit ishe plus-minus 2.9 pikë përqindje.

Popullariteti i YouTube është veçanërisht i lartë tek të rinjtë e moshës 18 – 29 vjeç, me 95% të tyre që thonë se përdorin shërbimin. Nga kjo grupmoshë, 71% thanë se përdorin Instagram, 70% – Facebook dhe 65% – Snapchat. Studimi intervistoi 220 persona të kësaj grupmoshe dhe marzhi i gabimit është rreth 7.3 pikë përqindje.

Përdorimi i Facebook mbetet i lartë tek amerikanët, me 69% të të rriturve që thonë se lundrojnë në rrjetin social. Megjithatë kjo shifër ka mbetur relativisht e qëndrueshme në pesë vitet e fundit, sipas Pew.
Raporti i Pew përfshiu për herë të parë edhe TikTok dhe Nexdoor, i cili thotë se 21% e amerikanëve përdorin TikTok dhe 13% Nextdoor.

Burimi: CNBC

Artikulli paraprakBankieri i guximshëm i Ankarasë
Artikulli tjetërJaponia kërkon të çojë në 40% objektivin e uljes së emetimeve deri në vitin 2030