Tregim mbi vlerësimin?
Një djalosh, akademik i shkëlqyer aplikoi per pozitën e menaxherit në një kompani të madhe.
Ai e kaloi intervistën e parë, drejtori e bëri intervistën e fundit, dhe mori vendimin final.
Drejtori zbuloi nga CV-ja se rezultatet dhe arritjet e këtij djaloshi ishin të shkëlqyera në të gjitha drejtimet, që nga shkolla e mesme deri tek kërkimet postdiplomike, nuk kishte vit e që ai të mos kishte treguar sukses.
Drejtori e pyeti, “A e keni fituar ndonjë bursë në shkollë?” djaloshi u përgjigj “asnjë”.
Drejtori pyeti, “ A i pagoi babai juaj shpenzimet e studimeve?” Djaloshi u përgjigj, “Babai im kishte ndërruar jetë kur unë isha një vjeç, nëna ime ishte ajo e cila i pagoi shpenzimet e mia të studimeve.
Drejtori pyeti, “Ku kishte punuar nëna juaj?” Djaloshi u përgjigj, “Nëna ime lante robat për pagesë.
Drejtori i kërkoi djaloshit që t’i tregojë duart e tij. Djaloshi i tregoi duart e tij të cilat ishin të buta dhe të përsosura.
Drejtori pyeti, “A e ke ndihmuar nënën ndonjëherë me parë në larjen e robave?” Djaloshi u përgjigj, “Kurrë, nëna ime gjithnjë kërkoi nga unë që të studijoja dhe të lexoja më shumë libra. Tutje, nëna ime mund t’i lajë robat më shpejt se unë.
Drejtori tha, “E kam një kërkesë. Kur të kthehesh sot, shko dhe pastroi duart e nënës tënde, dhe pastaj eja e takohu me mua nesër në mëngjes.”
Djaloshi mendoi se shansi i tij për të fituar punën ishte i lartë. Kur u kthye në shtëpi, ai me kënaqësi kërkoi nga nëna e tij që ta lejojë ti pastrojë duart e saj. Nëna e tij u ndje e çuditur, e lumtur por me ndjenja të përziera, ajo i tregoi duart e saj të birit.
Djaloshi i pastroi duart e nënës së tij ngadalë. Duke i pastruar ato, filluan t’i rridhnin lotët.
Ishte hera e parë kur ai vërejti se duart e nënës së tij ishin aq të rrudhosura, dhe kishte shumë plagë në to. Disa plagë ishin aq të dhimbshme sa që nëna e tij dridhte kur ato u pastruan me ujë të pastër.
Ishte kjo hera e parë që djaloshi kuptoi se ishin mu këto duar të cilat lanin çdo ditë për t’ia mundësuar atij pagimin e shpenzimeve për shkollim. Rrudhat në duart e nënës ishin çmimi të cilin ajo u desh të paguaj për diplomimin e tij, përsosmërinë akademike dhe të ardhmen e tij.
Pasi kishte përfunduar pastrimin e duarve të nënës, djaloshi në heshtje pastroi të gjitha rroba tjera të mbetura për nënën e tij.
Atë natë, nëna dhe djali biseduan për një kohë shumë të gjatë.
Mëngjesin tjetër, djaloshi shkoi në zyrën e drejtorit.
Drejtori vërejti lotët në sytë e djaloshit, dhe e pyeti: “A mund të më thuash se çfarë ke bërë dhe mësuar dje në shtëpinë tënde?”
Djaloshi u përgjigj, “I pastrova duart e nënës sime, dhe gjithashtu i mbarova së lari rrobat tjera të mbetura pa larë.”
Drejtori pyeti, “Të lutem më trego për ndjenja tuaja.”
Djaloshi tha, Numër 1, tani e di se çka është vlerësimi. Pa nënën time, nuk do të isha treguar i suksesshëm ashtu si jam sot.
Numër2, duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar nënën time, vetëm tani unë kuptova se sa vështirë dhe mund është ta bësh që një punë të kryhet.
Numër3, kam mësuar të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve familjare.
Drejtori tha, “Kjo është ajo çfarë unë dëshiroj që menaxheri im të jetë. Dua të rekrutoj personin i cili mund të vlerësojë ndihmën e të tjerëve, personi i cili di vuajtjet e të tjerëve gjatë kryerjes së punëve, dhe personin i cili nuk do t’i vejë paratë si synim parësor në jetën e tij. Ju jeni të punësuar.
Më vonë, ky djalosh punoi shumë, dhe fitoi respekt nga vartësit e tij. Secili punëtor punoi me zell dhe si ekip. Performanca e kompanisë ishte përmirësuar jashtëzakonisht.
Fëmija, i cili është mbrojtur dhe vazhdimisht i janë plotësuar gjërat çfarëdo që ai dëshironte, do të zhvillohej me “Mentalitet të së drejtës” dhe çdoherë do të vendoste së pari për veten e tij. Ai do të ishte injorant ndaj përpjekjeve që prindërit e tij bëjnë për të.
Kur ai të fillojë të punojë, ai do të pretendojë se çdonjëri duhet ta dëgjojë atë, dhe kur ai bëhet menaxher, ai kurrë nuk do të dijë për vuajtjet e punëtorëve të tij dhe çdoherë do të fajësojë të tjerët. Për këtë lloj të njerëzve, të cilët ndoshta mund të jenë të aftë akademisht, mund të jenë të suksesshëm për kohë të shkurtë, por përfundimisht nuk do të ndjejnë kuptimin e arritjeve. Ai do të shfryhej dhe plotë urrejtje dhe do të fjalosej më shumë. Nëse ne jemi ky lloj i prindërve mbrojtës, a jemi vërtetë duke e treguar dashurinë tonë apo në vend të saj jemi duke e shkatërruar jetën e fëmijëve tanë?
Mund të lejoni që fëmija juaj të jetojë në një shtëpi të madhe, të mësojë për piano, të shikojë në ekran të madh të TV-së. Por kur ta preni barin, ju lutem lejoni që edhe fëmija juaj ta përjetojë atë. Pas ushqimit, lejoni që t’i lajnë pjatat e tyre dhe të luajnë me birila bashkë me vëllezër dhe motrat e tyre. Nuk është pse nuk keni para për të punësuar një kujdestare, por sepse ju dëshironi t’i doni ata në mënyrë të duhur.
Dëshironi që ata të kuptojnë, pavarësisht se sa të pasur janë prindërit e tyre, një ditë flokët e tyre do të zbardhen, njëjte sikurse nëna e atij djaloshi. Gjëja më e rëndësishme është që fëmija juaj të mësojë të vlerësojë përpjekjet dhe të përjetojë vështirësitë dhe të mësojë për mundësinë e të punuar me të tjerët.
Përktheu: Visar H. KORENICA