Viti i ri, strategji të reja efikase në vendosjen e objektivave

Është momenti për të vendosur objektiva.

Procesi mund të jetë i thjeshtë apo i ndërlikuar në varësi të situatës, apo individit. Por gjithnjë mund të bëjmë një pyetje – Si të përcaktojmë objektiva efektivë?

Mësoni nga e shkuara. Në pjesën më të madhe të praktikave në caktimin e objektivave, rishikohen objektivat e së shkuarës, duke u përqendruar tek ajo që keni realizuar dhe tek ajo që nuk keni arritur. Por analizoni arsyen. Bëjini vetes këto pyetje:

-Cilët janë faktorët kryesorë që ju kanë mbështetur në arritjen e objektivave në të shkuarën? Si i shfrytëzoni ose si do t’i përdorni në të ardhmen?

-Çfarë ju ka penguar në arritjen e objektivave? Si t’i kufizoni në minimum apo t’i eliminoni vitin tjetër?

Shikoni tablonë e përgjithshme. Jo vetëm 12 muaj – por çfarë po përpiqeni të arrini në 3 vjet, në 5 vjet? Çfarë objektivash do të vendosni këtë vit për të fituar terren në arritjet afatgjata që kërkoni?

Përmirësoni aftësitë tuaja të mendimit strategjik – këshillon Nina Bowman. Cilat janë tendencat e fundit në sektorin tuaj? Si do të qëndroni të përditësuar dhe si do të lidheni me bashkëpunëtorët tuaj në sektor?

Duke kuptuar motivimin e brendshëm dhe të jashtëm të objektivave do të vendosni qëllime më të mira duke ju mbajtur gjithashtu të motivuar. Hulumtimet tregojnë se “qëllimet duhet, kur është e mundur, të shkaktojnë motivim të brendshëm, më shumë se sa të jashtëm. Një aktivitet është fort i motivuar së brendshmi kur shihet fundi i tij; është i motivuar së jashtmi kur shihet se shërben për një qëllim tjetër,  në këtë rast ju mund të shpërbleheni dhe të shmangni një ndëshkim.  Motivimet e brendshme priren drejt arritjeve dhe suksesit  më mirë sesa ato të jashtme”.

Menaxhoni kohën. Është burimi më i kufizuar që kemi, por pak dinë ta përdorin. Guruja e menaxhimit të kohës, Laura Vanderkam, këshillon një metodë të monitorimit të kohës, që është veçanërisht e dobishme kur angazhoheni.

Ndryshimi i detyrave luan rol në rënien e produktivitetit. Studime të fundit thonë se produktiviteti juaj mund të pësojë rënie me 40% nëse jeni një person që bëni shumë gjëra njëherësh (multitasking). Përfitimet e multitasking janë thjesht mit, dhe ndryshimi i aktivitetit kërkon më shumë kohë dhe ju mund të kryeni më shumë gabime se të përqendroheni te një punë e vetme. Edhe pse ju nuk e matni kohën, sipas Vanderkam, duhet të përpiquni të programoni më shumë gjatë kohës kur përqendrimi është më i madh dhe shihni se çfarë ndodh me produktivitetin tuaj.

Jini proaktivë rreth zhvillimit tuaj. A i keni përcaktuar objektivat tuaj personale, përveç atyre profesionale? Çfarë aftësish doni të keni pas tre apo pesë vjetësh? Çfarë mund të bëni këtë vit për të hedhur themelet për të “ardhmen tuaj”? A mund të merrni detyra të reja, kurse, të lexoni libra të rinj – ose të zgjeroni rrjetin tuaj në këtë fushë? Nina Zipkin këshillon 50 qëllime personale për t’u marrë në konsideratë në kategori si paratë, ekuilibrin jetë profesionale – jetë personale dhe markë personale.

Vendosni qëllime që ju lejojnë të mësoni, pavarësisht rezultatit dhe të kuptoni se të mësuarit është sukses në mënyrën e vet.

Mos i humbni mundësitë për të përmirësuar vendosmërinë ndaj objektivave.  Ashtu siç thotë dhe Pablo Picasso: “Qëllimet mund të arrihen nëpërmjet një plani, në të cilin duhet të besojmë me zjarr dhe mbi të cilin duhet të veprojmë me vendosmëri. Nuk ka rrugë tjetër drejt suksesit”.

*Karen Walker
Burimi: Forbes 

/monitor/

Artikulli paraprakWall Street: si është bërë me 56 miliarderë të rinj që nga fillimi i pandemisë
Artikulli tjetër4 leksione sipërmarrje që ju ndihmojnë të rriteni në 2021