Venezuelë – Vdekja e Chavezit rrit cmimin e naftës

Çmimi i naftës u rrit në Azi pas vdekjes së presidentit venezuelian, Hugo Chavez, që hap edhe një periudhë paqartësie në Venezuelë, prodhuesi kryesor i naftës në Amerikën Latine, thanë shpërndarësit.

Çmimi i një fuçie naftë “light sweet crude” (WTI) u rrit me 19 centë duke arritur në 91,01 dollarë, ndërkohë që një fuçi naftë bruto ”Brent North Sea” u rrit 53 centë duke vajtur në 112,14 dollarë.

”Vdekja e Chavezit, 58 vjeç, e çon vendin dhe rajonin drejt paqartësisë, përpara zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale brenda 30 ditëve”, theksoi Jason Hughes, shpërndarës në IG Markets në Singapor./trt/kohaislame

Artikulli paraprakKujt i konvenon skandali i qumështit? A po zgjerohet hendeku biznesor mes Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërBursa Ndërkombëtare e Turizmit: Dëshirë për udhëtim e frikë nga kriza