Vendet e pasura me naftë vendosin për rritjen e prodhimit

Prodhuesit e mëdhenj të naftës janë mbledhur në Katar dhe po diskutojnë sot mbi projektmarrëveshjen që parashikon një ngrirje deri në tetor të prodhimit të naftës bruto në nivelet e janarit, njoftuan disa ministra.

Ministri ekuatorian i Hidrokarbureve, Carlos Pareja, i deklaroi gazetarëve se vendi i tij, anëtar i OPEC-ut, mbështet këtë projekt marrëveshje që ka për synim stabilizimin e tregut të naftës dhe të mbështesë çmimet, që kanë rënë për shkak të një mbingopje të tregut.

Ministri azer i Energjisë, Natig Aliyev, i cituar nga agjencia ruse RIA Novosti, ka njoftuar nga ana e tij se “projektmarrëveshja parashikon një ngrirje të prodhimit në nivelet e janarit, deri në tetor”.

Pas konsultimesh informale të zhvilluara sot në mëngjes në një hotel të madh në Doha, ministrat u pritën, sipas agjencisë zyrtare QNA, nga emiri i Katarit, sheiku Tamim ben Hamad Al Khalifa.

Artikulli paraprakLidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe
Artikulli tjetërItali, dështon referendumi për platformat e naftës