Unioni Arab dhe Kosova për herë të parë me iniciativë të përbashkët “Ambasadorët e Natyrës”

Për herë të parë në Kosovë merret iniciativa “ambasadorët e natyrës” siç u tha në konferencën e përbashkët të organizuar nga Ministria e Mjedist, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrushëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit.

Linda Çavdarbasha Zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha se është krijuar komisioni për ndryshime klimatike ku në këtë komision do ketë ekspert dhe organizata botërore.

“Jemi duke punuar edhe për ligjin për ndryshime qe nuk e kemi pasur deri më sot.
Është krijuar komisioni për ndryshime klimatike. Në këtë komision do ketë ekspert dhe organizata botërore. Jemi duke punuar edhe për ligjin për ndryshime qe nuk e kemi pasur deri më sot. Deri në fund të këtij viti do të përfundojë. Gjithashtu edhe për strategjinë për de karbonizim e cila do përfundojë gjithashtu deri në fund të këtij viti dhe për planin e veprimit për ndryshimet klimatike”.

Çavdarbasha tha se kjo iniciativë e cila do të merret për herë të parë e që quhet “ambasadorët e natyrës” dhe përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme qe do të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve.

“Iniciativa e cila do të merret për herë të parë e që quhet “ambasadorët e natyrës” . Kjo deklarata do të jetë mes Kosovës dhe Unionit Arab për zhvillim të qëndrueshëm në mjedis. Iniciativa e ambasadorëve përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme qe do të kontribuoje në fuqizimin e të rinjve për të qenë lider të ndryshimit dhe pionier të ardhshëm të mjedisit”. /EO/

Artikulli paraprakEvolucioni i Softuerit
Artikulli tjetërProgramet e studimeve universitare në shpërputhje me nevojat e tregut të punës