U larguan 154 uzurpatorë, mbetën edhe 78

Për rreth dy muaj Policia e Kosovës ka arritur t’i largojë rreth 154 uzurpatorë të ndërmarrjeve shoqërore, ndonëse, asnjë prej tyre nga pjesa veriore e Kosovës.

Aksioni i madh për largimin e uzurpatorëve ka nisur në muajin prill të këtij viti, katër muaj pasi që në gazetën “Zëri” ishte botuar një hulumtim disamujor për pronat e uzurpuara në qendër të Prishtinës.
Pikërisht me largimin e uzurpatorëve nga këto prona kishte nisur edhe aksioni i Policisë, me kërkesë të kryeprokurorit të vendit, Aleksandër Lumezi.

Për më tepër vetë prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, ka konfirmuar për mediet vendore se hetimet për lirimin e pronave të uzurpuara në rajonin e Prishtinës kanë filluar për herë të parë në fund të vitit që lamë pas, pas një hulumtimi të botuar në gazetën “Zëri”.

Artikulli paraprak(Mos)privatizimi i pronave në komunat serbe
Artikulli tjetërShtatë kompani në garë për fizibilitetin e “Trepçës”