“Turqia, vendi i dytë që ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike brenda vendeve të OECD dhe G20”

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, tha se Türkiye është vendi i dytë që ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në tremujorin e dytë brenda vendeve të OECD dhe G20 për të cilat janë njoftuar të dhënat.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Nebati bëri vlerësime lidhur me shifrat e rritjes së ekonomisë së Turqisë në tremujorin e dytë të vitit.

Ministri Nebati tërhoqi vëmendjen se në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia në terma realë në bazë vjetore u rrit me 7,6 për qind edhe mbi performancën e fuqishme në tremujorin e parë.

“Në këtë mënyrë Turqia është vendi i dytë që ka shënuar rritjen më të lartë në tremujorin e dytë brenda vendeve të OECD dhe G20 për të cilat janë njoftuar të dhënat. Në tremujorin e dytë nuk kemi treguar vetëm një performancë të rritjes së fuqishme, por në të njëjtën kohë edhe në këtë periudhë kemi vazhduar rritjen e balancuar që vazhdon prej pesë tremujorësh”, deklaroi Nebati.

Duke vënë në dukje se rritja e fuqishme vjetore e investimeve në makineri dhe pajisje në 2,5 vitet e fundit ka vazhduar me 17,8 për qind edhe në këtë periudhë, Nebati theksoi se këtë zhvillim e vlerësojnë pozitiv në aspektin e rritjes së kapaciteteve të prodhuese dhe kjo ndikon që rritja ekonomike te jetë kaq e madhe.

Ai rikujtoi se reflektimet e ecurisë së fuqishme të rritjes në tregun e punës janë vërejtur në gjysmën e parë të vitit.

“Në këtë periudhë u sigurua punësim shtesë me rreth 900 mijë persona në krahasim me fundin e vitit që kaluam dhe norma papunësisë ka rënë në 10,3 për qind. Këto përfitime që kemi arritur me Modelin e Ekonomisë Turke, i cili ka prioritet rritjen dhe punësimin, mbështet prodhimin dhe eksportet, do të vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të vitit. Tashmë shenja dalluese e ekonomisë tonë janë; rritje e fokusuar në ekuilibër, qëndrueshmëri dhe punësim”, tha Nebati./Anadolu Agency/

Artikulli paraprakShtyllat e shoqërisë që duhet të sfidojnë muslimanët
Artikulli tjetërShkon në 83 milionë euro fitimi neto i bankave deri në fund të korrikut