Turqia në 2 muaj eksportoi 1,7 milionë dollarë açuga

Eksporti i peshkut açuga i ka sjellë Turqisë në dy muaj 1,7 milionë dollarë të ardhura.

Në periudhën 1 shtator-7 nëntor Turqia ka eksportuar 376 mijë e 970 kg açuga në 16 vende.

Të ardhurat nga eksporti në këtë periudhë janë 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar dhe kanë kapur shifrën e 1 milionë e 735 mijë e 352 dollarëve.

Në bazë të sasisë eksporti i açugas, në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonin e kaluar, është rritur me 26%, kurse në bazë të vlerës është rritur me 13%.

Tre vendet e para në eksportin e açugas turke i zënë Franca, Belgjika dhe Italia.

Këtë sezon açuga ka nisur ti shitet edhe Gjermanisë, Suedisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Afganistanit, vende tek të cilat nuk ka pasur eksport në sezonin e kaluar.

Artikulli paraprakArabi Saudite – Mbi 200 të arrestuar për korrupsion që arrin 100 miliardë dollarë
Artikulli tjetërTurqi – Prodhimi i automobilave u rrit 27% në 10 muaj