Sipas të dhënave të eksportuesve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh i eksportit të kajsive të thata, ndërsa ato pasohet nga Franca, Gjermania dhe Anglia.
Kryetari i Unionit të Shoqatave të Eksportuesve të Frutave të Thata, Osman Oz deklaroi se gjatë sezonit 2016-2017 nga eksporti i kajsive të thata janë mbledhur 273 milionë e 421 mijë dollarë për 86 mijë e 255 tonë kajsi.
Oz gjithashtu bëri të ditur se këtë vit çmimet e eksportit të kajsisë janë ulur për 25% në krahasim me vitin e kaluar.
Ai rikujtoi se vitin e kaluar janë eksportuar në bazë të sasisë 76 mijë e 414 tonë kajsi të thata dhe në vlerë 321 milionë e 624 mijë dollarë, ndërsa shtoi se 70% e eksportit botëror të kajsisë është bërë nga Turqia.
Duke mbrojtur mendimin se eksportuesit nuk konkurrojnë me cilësi por me çmim, Oz tha se “Sikur të arrinim ta ruanim çmimin mesatar të eksportit në sezonin 2015-16, Turqia do të fitonte 100 milionë dollarë më shumë. Kjo gjë ndodh gjatë eksportit të shumicës së produkteve bujqësore. Nuk ka nevojë që importuesit e huaj të fitojnë nga rritja e kursit të valutës. Për këtë produkt japin mundin e tyre për një vit si prodhuesi, tregtari ashtu edhe eksportuesi”.
Ndërkaq Oz shtoi se cilësia e kajsisë këtë sezon është ulur dukshëm për shkak të reshjeve të dendura në rrethin e Malatya-s.
Sipas të dhënave të eksportuesve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh i eksportit të kajsive të thata. ShBA pasohet nga Franca, Gjermania dhe Anglia.