Turqia e 9-ta në botë në eksportet e materialeve ndërtimore

Turqia u ngjit me dy vende në eksportet e materialeve të ndërtimit për t’u bërë eksportuesja e 9-të më e madhe në botë.

Turqia u ngjit me dy vende në eksportet e materialeve të ndërtimit për t’u bërë eksportuesja e 9-të më e madhe në botë.

Sipas “Raportit të Sektorit të Ndërtimit të Turqisë IMSAD 2020” të përgatitur nga Shoqata Turke e Industrialistëve të Materialeve të Ndërtimit (IMSAD), eksportet e Kinës, e cila vazhdon të jetë eksportuesja më e madhe e materialeve ndërtimore në botë, u rritën në 219,8 miliardë dollarë. Turqia u ngjit me dy vende në këtë listë në vitin 2020 me eksporte prej 21,16 miliardë dollarë, duke u radhitur e 9-ta në mesin e vendeve eksportuese më të mëdha të materialit ndërtimor në botë.

Turqia radhitej e 11-ta në vitin 2019.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u bënë tregu më i madh i eksportit të Turqisë, ato ndiqen nga Izraeli dhe Gjermania.

“Pjesa e Turqisë në eksportet botërore të materialeve ndërtimore u rrit në 2,38 për qind në vitin 2020”, theksoi raporti.

Artikulli paraprakKëshilla e duhur për rimëkëmbjen pandemike
Artikulli tjetërHuawei kontratë 4G me Volkswagen