Turqi, hapet objekti i parë për deponimin e gazit natyror nën liqenin Tuz

Drejtori i kompanisë transportuese turke për shitje dhe distribuim të gazit natyror (BOTAS) Burhan Ozcan deklaroi më herët se projekti ka kushtuar 700 milionë dollarë

Në Aksaray, në Anadollin qendror të Turqisë sot është hapur objekti i parë për deponimin e gazit natyror nën liqenin Tuz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen solemne në Aksaray në prani të dhjetëra mijëra qytetarëve ishte i pranishëm presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Binali Yildirim, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, deputetë të Parlamentit të Turqisë, përfaqësues të korit diplomatik, biznesmenë dhe zyrtarë tjerë.

Drejtori i kompanisë transportuese turke për shitje dhe distribuim të gazit natyror (BOTAS) Burhan Ozcan deklaroi më herët se projekti ka kushtuar 700 milionë dollarë.

Ozcan tha se 40 kilometra në jug të liqenit Tuz, në vendin Sultanhan në thellësi prej 1.100 – 1.400 metra gjenden 12 puse (artificiale) që kanë vëllim fizik mes 630.000 dhe 750.000 metra kub.

Ai sqaroi se me përfundimin e këtyre 12 gropave do të fitohet kapacitet prej 1.2 miliardë metra kub gaz natyror. Sipas tij, në këtë mënyrë në ditë do të jetë e mundur të dorëzohen maksimalisht 44 milionë metra kub gaz.

Artikulli paraprakHoti : Po unifikohen ekonomitë e Kosovës dhe të Shqipërisë
Artikulli tjetërPrizreni, qyteti i mundësive për të rinjtë