“Turkish Airlines” thyen rekord me 863 fluturime në ditë

Linjat Ajrore Turke ‘THY’ thyen rekordin e 15 muajve të fundit me 863 fluturime në ditë (04.06.2021).

Linjat Ajrore Turke ‘THY’ thyen rekordin e 15 muajve të fundit me 863 fluturime në ditë (04.06.2021).

Sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Trafikut Ajror (EUROCONTROL) kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines) ka vazhduar të kryesojë në Evropë me 863 fluturime të realizuara më 4 qershor 2021.

Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke, Bilal Eksi bëri një postim në “Twitter”.

“A do të bëheni pjesë në gëzimin tonë? Sot, ne thyem rekordin e 15 muajve të fundit me 863 fluturime në ditë. Turqia po rritet, THY po fluturon lart”, shkroi Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke, Bilal Eksi.

Artikulli paraprakTurqia zbulon 135 miliardë metra kub gaz natyror në pusin “Amasra-1”
Artikulli tjetërPunonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra