“Turkish Airlines” rrit frekuencat javore nga Stambolli në ShBA

Shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines” (THY), përmes një videoprezantimi në profilin e saj në median sociale, njoftoi se do të rrisë frekuencat në pesë qytete të mëdha të ShBA-së: Boston, Çikago, Los Anxhelos, Miami dhe San-Francisko.

Në videon promovuese të titulluar “Tani është koha për të zbuluar Amerikën”, “Turkish Airlines” thotë: “Lidhni rripin për në Boston, Çikago, Los Anxhelos, Miami dhe San-Francisko! Frekuencat tona të fluturimeve direkte nga Stambolli në 5 qytete të mëdha të Amerikës po rriten që nga qershori”.

Fluturimet e linjës ajrore turke për në Çikago janë rritur në 10 frekuenca, ndërsa fluturimet për në Los Anxhelos do të rriten në 11 frekuenca në javë duke filluar që nga 3 qershori.

Edhe linja Stamboll-Boston gjithashtu ka nisur të operojnë me 7 frekuenca në javë që nga 14 qershori 2021.

Fluturimet që mbulojnë itinerarin midis Stambollit dhe Miamit do të organizohen në 10 frekuenca në javë duke filluar të mërkurën 16 qershor dhe fluturimet Stamboll-San-Francisco do të organizohen me 10 frekuenca në javë pas 17 qershorit.

Artikulli paraprakZbulohet diamanti i tretë më i madh në botë
Artikulli tjetërKërcimi i frikshëm i inflacionit