Tufenkci: Turqia zë vendin e katërt në botë për prodhimin e perimeve

Ministri i Doganave dhe Tregtisë Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci) tha se Turqia është prodhuesja e katërt më e madhe në botë e perimeve dhe e dhjeta kur bëhet fjalë për frutat.

Ministri i Doganave dhe Tregtisë Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci) tha se Turqia është prodhuesja e katërt më e madhe në botë e perimeve dhe e dhjeta kur bëhet fjalë për fruta.

Ai mori pjesë në Mbledhjen Këshillimore dhe Vlerësuese të Federatës së Tregtuesve Ambulantë të Frutave dhe Perimeve të Turqisë, që u zhvillua në qytezën Belek të rrethit Antalya, ku tha se tregtarët ambulantë dhe zejtarët rendin pas bukës dhe mbajnë të hapur gjithmonë tezgën qoftë shi qoftë dëborë.

Ai tha se i japin një rëndësi të veçantë tregtisë së frutave dhe perimeve dhe përpiqen që të krijojnë një mekanizëm ku populli ha fruta dhe perime të lira dhe prodhuesi merr fitimin e merituar.

Tyfenkxhi bëri të ditur se Turqia zotëron një potencial të rëndësishëm në këtë fushë dhe shtoi: “Sipas të dhënave të fundit, Turqia prodhon 49 milionë ton fruta dhe perime. Turqia zë vendin e katër në prodhimin e perimeve në botë dhe vendin e dhjetë në prodhimin e frutave. Vetëm rrethi i Antalyas prodhon fruta-perime sa gjithë Holanda”.

Artikulli paraprakA e kam të lejuar të punoj në bankë?
Artikulli tjetërPunësimi – Turqia e para në Evropë gjatë 5-vjeçarit të fundit