Europa ka humbur 24,3% të regjistrimeve të reja të automjeteve. 2020 është një vit i zymtë për automobilat në Europë. Markat e përfshira në grupin Stellantis përbëjnë rreth 20% të tregut europian, i dyti pas Volkswagen.
Tregu i automobilave në Europë ka humbur gjatë vitit 2020 një të katërtën e vëllimit të shitjeve. Ky është bilanci i një viti, që industria e automobilave do ta ketë të vështirë ta harrojë. Regjistrimet e reja në të gjithë hapësirën përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet Efta (Ballkanin Perëndimor) kanë rënë 24,3%, ose më saktë me 11 961.180 njësi. Ky është një nivel rënie që të kthen mbrapa në vitin 1994, 26 vite më parë.
Mbyllja dhe pandemia nuk kanë kursyer asnjë vend. Rënia e shitjeve ishte në 30 vende, me në krye Kroacinë me -43%.Pavarësisht disa shenjave premtuese në fund të vitit të kaluar, falë politikave mbështetëse të disa vendeve, pritshmëritë për këtë vit mbeten negative, si për ecurinë e pandemisë, edhe për konsumin e politikave mbështetëse gjatë vitit të kaluar.
Volkswagen, grupi i parë europian për nga vëllimi i prodhimit dhe shitjeve ka humbur gati 22% të regjistrimeve të reja, me një kuotë në treg 25,4%. Pas shkrirjes në një grup, markat e të sapolindurës Stellantis zënë rreth 20,3% të tregut europian të automobilave, me një rënie prej 26% për Fca dhe 30% për grupin Psa.
Mes 5 tregjeve më të mëdha, më mirë nga të gjitha ka rezistuar Gjermania, ku rënia e shitjeve ishte 19%. Franca shfaqet më dobët, pasi pavarësisht mbështetjes financiare që nxiti kërkesën konsumatore, rënia e shitjeve ishte 25,5%. Italia është në vend të tretë me një rënie gati 28% krahasuar me një vit më parë. Britania e Madhe ka shënuar një rënie 29% dhe Spanja e mbyll me -32 %, pavarësisht një rimëkëmbej në dhjetor. /BM/