Udhëheqje, në thelb, do të thotë njerëz që janë në kontakt me njerëz. Me fjalë të tjera, është inteligjenca emocionale që bën dallimin e drejtuesve të jashtëzakonshëm nga ata më pak të suksesshëm.
Më poshtë janë 3 sfidat më të zakonshme me të cilat drejtuesit luftojnë çdo ditë:
Menaxhimi i konflikteve në punë – Të dini të menaxhoni konfliktet është thelbësore në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve. Kjo kërkon që ju të mbeteni objektivë, të shmangni supozimet dhe nocionet e paracaktuara dhe të bëni kujdes në fajësimin e të tjerëve.
Mungesa e unitetit mes skuadrave – Thashethemet prekin shumë kompani dhe ato duhen menaxhuar drejt. Një strategji e çmuar në këto situata është bashkimi i skuadrës për të ndarë ide dhe për të krijuar një mjedis koherent.
Përcaktimi i objektivave dhe ndjekja e arritjes së tyre. /eo/