Ti nuk e di, përderisa nuk e rishikon veten

Ti nuk e di, ndoshta shkaku i ngushtimit tënd në gjoks është kërkimfalja yte e pakët.
Ti nuk e di, ndoshta vonesa e çështjeve të tua është vonesa jote për në lutje.
Ti nuk e di, ndoshta lëmosha jote e rrallë është shkaku i furnizmit tënd të vogël.
Ti nuk e di, ndoshta mendimi yt i keq për Zotin është shkak i jetës sate të keqe.
Ti nuk e di… Ndoshta ajo që e sheh në jetën tënde është pasqyra e asaj që gjendet në brendësinë tënde. Nëse brenda saj ka mirësi do të shohësh edhe në jetën tënde mirësi, e nëse në të ka sherr edhe ti ke për ta parë jetën tënde si sherr. 
Rishikoje veten dhe do ta gjesh zgjidhjen.

Përktheu: I. Jahiu

Artikulli paraprakArsyet që e zemërojnë klientin
Artikulli tjetërEgoja është armiku i bereqetit