THY ruan vendin e saj në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) u bë linja e dytë ajrore më e fluturuar në Evropë me 1.221 fluturime ditore.

 

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) u bë linja e dytë ajrore që realizoi më së shumti flturime në Evropë me 1.221 fluturime ditore.

Sipas të dhënave të trafikut ajror nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (Eurocontrol) gjatë periudhës 13-19 shtator në Evropë janë kryer 169.471 fluturime.

Me kufizimet e hequra kryesisht nën masat e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), “Ryanair” i Irlandës renditet si linja ajrore me më së shumti flturime në Evropë me 2.345 fluturime ditore.

“THY” u rendit e dyta me 1.221 fluturime ditore, ndërsa “Easyjet” u rendit e treta me 1.071 fluturime.

“Pegasus Airlines”, një kompani tjetër turke e transportit ajror, mbeti e 9-ta në listë me 476 fluturime.

Artikulli paraprakTwitter dhe Facebook, përdoruesit raportojnë se kanë probleme me rifreskimin e “news feed”
Artikulli tjetërSistemi Operativ i Apple, iOS 15, vjen më në fund