“The Economist”: Pse ulja e taksave të karburanteve është një ide e keqe

Qeveritë që po përpiqen të mbrojnë votuesit e tyre nga rritja e kostove të energjisë elektrike dhe karburantit duke u bashkua rreth një ideje të thjeshtë: të ndihmojnë njerëzit të blejnë naftë më të lirë!

Këtë javë Rishi Sunak, kancelari i Britanisë, uli tarifën e karburantit me 0.05 paund (0,07 dollarë) për litër, e cila është në fakt një ulje prej 9% brenda vitit duke shënuar kështu për një vit – më e larta ndonjëherë.

Nga 1 prilli, Franca do të reduktojë 15 cent (0,16 dollarë) për litër taksat e karburanteve për katër muaj.

Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Suedinë, kanë njoftuar gjithashtu shkurtime të taksave. Vitin e kaluar Japonia prezantoi një subvencion të karburantit prej 5 ¥ (0,04 dollarë) për litër, i cili së fundmi u rrit në 25 ¥.

Në Amerikë, dy shtete kanë pezulluar taksat e tyre të karburantit dhe një projekt-ligj është paraqitur në Kongres për të bërë të njëjtën gjë me taksën federale.

Këto ulje taksash janë një gabim.

Ata do të shpërdorojnë para dhe do ta bëjnë më të vështirë largimin e botës së pasur nga karburantet fosile. Ka mënyra më të mira për t’i ndihmuar njerëzit të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe karburanteve.

Taksat e karburanteve, si të gjitha taksat mbi transaksionet, prekin si blerësit ashtu edhe shitësit.

Kur taksat bien, blerësit paguajnë një çmim total më të ulët. Si rezultat, ata kërkojnë më shumë karburant, gjë që inkurajon shitësit të rrisin çmimet duke i çuar në nivelet para taksave.

Ndarja e saktë e përfitimeve midis konsumatorëve dhe prodhuesve në rastet kur ulen taksat është një temë e debatueshme, por një studim mbi vendimin për uljen e taksave të karburanteve në Illinois dhe Indiana në vitin 2000 zbuloi se ajo nuk pasqyrohej domosdoshmërisht me ulje të plotë të çmimit.

Kjo do të thotë që shkurtimet e sotme të taksave të karburantit janë të kota.

Qeveritë mund të shpenzojnë të njëjtën shumë parash për politika të tjera për të ndihmuar familjet.

Kjo gjithashtu i bën politikat perverse, sepse prodhuesit që përfitojnë nga ky vendim përfshijnë edhe Rusinë, naftën e së cilës Evropa vazhdon ta blejë, pavarësisht pushtimit të Ukrainës.

Megjithëse politikat fiskale të një vendi të vogël nuk ka gjasa të ndikojnë shumë në çmimet globale të naftës, shumë vende që ulin tarifat e karburantit menjëherë do të rrisin kërkesën në shkallë globale, duke ndihmuar në mbushjen e arkës së Rusisë.

Qeveritë duhet të përpiqen të zvogëlojnë kërkesën për karburant, jo ta rrisin atë.

Çmimi i naftës tenton të mos ketë një efekt të shpejtë në numrin e njerëzve që lëvizin me makina, sepse shumë udhëtime janë të pashmangshme. Por kjo mund të ndryshojë pasi shumë punonjës kanë tani mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke shmangur shkuarjen në zyrë.

Në terma afatshkurtër, ruajtja e taksave të karburantit do të ndihmonte në largimin e Europës nga nafta ruse, duke e bërë ekonominë ruse të jetë e uritur për valutë të huaj.

Edhe me sanksionet siç janë, industria e energjisë po paralajmëron se Evropës së shpejti mund t’i duhet të racionojë naftën, e cila po bëhet më e pakët.

Në afat të gjatë, taksat e karburanteve i bëjnë njerëzit të kalojnë në makina elektrike ose transport publik, duke reduktuar emetimet e karbonit.

Ato nënkuptojnë gjithashtu se lëvizja me makina private mbart më shumë nga kostot e tjera që i imponon shoqërisë, të tilla si rrugët me trafik dhe ajri i ndotur. Këto synime janë më pak urgjente se kriza energjetike dhe uljet e taksave sot paraqiten si të përkohshme.

Taksat e karburanteve janë jashtëzakonisht të vështira për t’u ngritur sepse qytetarët reagojnë ashpër, ç’ka do të thotë se një ulje sot e përkohshme mund të bëhet e përhershme pastaj.

Askush nuk beson se Sunak do të zbatojë ngritjen e madhe të taksave që ai ka planifikuar vitin e ardhshëm. Në vitin 2011, Britania shtyu një rritje të planifikuar të taksave të karburantit për shtatë muaj. Ajo u shty në mënyrë të përsëritur dhe tani Sunak përkundrazi, i uli më tepër. Taksa federale e Amerikës për benzinën ka qenë 18.4 cent për gallon që nga viti 1993.

Në të dyja rastet taksa ka qëndruar konstante edhe pse inflacioni ka gërryer vlerën e saj reale dhe rritja e efikasitetit të karburantit të makinave e ka bërë lëvizjen me makinë më të lirë.

Në janar, karburanti përbënte pak më shumë se 1 dollarë në çdo 50 dollarë që shpenzon konsumatori amerikan. E rregulluar për çmimin më të lartë të sotëm në pompë, pjesa e shpenzimeve është ende më e ulët se mesatarja që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1959.

Shoferët vlerësojnë se karburanti është i shtrenjtë dhe besimi i konsumatorit amerikan është më i ulëti në më shumë se një dekadë. Por çmimi i lartë i sotëm i naftës nuk do t’i dëmtojë shoferët aq shumë sa embargot e naftës së viteve 1970.

Ka mënyra më të mira për të ndihmuar familjet në vështirësi sesa për t’u mbështetur në mekanizmin e çmimeve. Qeveritë duhet të mbështesin përkohësisht të ardhurat e të varfërve në mënyra që nuk inkurajojnë konsumin e karburantit.

Për më tepër, mbështetja në të ardhurat familjare, ndryshe nga ulja e taksave për shoferët, ndihmon në kompensimin e spektrit të plotë të forcave që po gërryejnë standardet e jetesës. Goditja më e madhe për kuletat e Evropës nuk vjen nga pompa e naftës, por përmes kostos së ngrohjes dhe energjisë elektrike. Çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu. Jo të gjithë kanë makina, por të gjithë kanë nevojë për ngrohje dhe ushqim. /abcnews.al/

Artikulli paraprak5 Zakone për menaxhim të suksesshëm të punonjësve
Artikulli tjetërReagimi i intelektualëve muslimanë ndaj shkencës moderne