Telford, një qytet në Britani të Madhe ka instaluar një “trotuar të mençur” që gjeneron energji nga hapat e njerëzve për të mbushur falas telefonat.
Këshilli Telford dhe Wrekin në Shropshire ka nisur projektin e ndërtimit të trotuari të teknologjisë së lartë i cili u mundëson njerëzve të mbushin telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.
“Një ekran me energji diellore tregon sasinë e energjisë e cila gjenerohet duke ecur në trotuar të instaluar midis stacionit kryesor të trenit dhe qendrës së Telford”.
Trotuari prej gjashtë metrash është pjesë e një projekti prej 4 milionë funtesh nga Telford dhe Wrekin Council në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia./Motilokal
Comments are closed.