Ka shumë pak prova të besueshme shkencore se ushtrimet e syve mund të përmirësojnë shikimin. Megjithatë, ushtrimet mund të ndihmojnë të ndiheni më mirë.Ushtrimet e syve mund të mos përmirësojnë shikimin tuaj, por mund të ndihmojnë në rehatinë e syve, veçanërisht nëse sytë tuaj irritohen në punë.
Një gjendje e njohur si tendosje digjtale e syve është e zakonshme tek njerëzit që punojnë në kompjuter gjatë gjithë ditës. Kjo gjendje mund të shkaktojë:
1- Sytë e thatë
2-Shikim i turbullt
3-Dhimbje koke
Si të ushtroni sytë
Këtu janë disa lloje të ndryshme ushtrimesh për sytë që mund t’i provoni, në varësi të nevojave tuaja.
Ndryshimi i fokusit. Ky ushtrim funksionon duke sfiduar fokusin tuaj. Duhet të bëhet nga një pozicion ulur. Mbajeni gishtin tregues disa centimetra larg syrit tuaj. Përqendrohuni në gishtin tuaj. Ngadalë, largoni gishtin nga fytyra, duke mbajtur fokusin. Shiko larg për një moment, në distancë. Përqendrohuni në gishtin tuaj të shtrirë dhe ngadalë kthejeni atë drejt syrit tuaj. Shikoni larg dhe përqendrohuni në diçka në distancë. Përsëriteni tri herë.
Fokusi afër dhe larg
Ky është një tjetër ushtrim përqendrimi. Ashtu si me atë të mëparshme, duhet të bëhet nga një pozicion ulur. Mbajeni gishtin e madh rreth 10 cm nga fytyra juaj dhe përqendrohuni në të për 15 sekonda.
Gjeni një objekt afërsisht 10 deri në 20 metra larg dhe përqendrohuni në të për 15 sekonda.
Kthejeni fokusin te gishti i madh. Përsëriteni pesë herë.
Figura tetë
Ky ushtrim duhet të bëhet edhe nga një pozicion ulur. Zgjidhni një pikë në dysheme rreth 10 metra para jush dhe përqendrohuni në të. Gjurmoni një figurë imagjinare tetë me sytë tuaj. Vazhdoni të gjurmoni për 30 sekonda, më pas ndërroni drejtimet.
Rregulli 20-20-20
Lodhja e syve është një problem i vërtetë për shumë njerëz. Sytë e njeriut nuk supozohet të jenë ngjitur në një objekt të vetëm për periudha të gjata kohore. Nëse punoni në kompjuter gjatë gjithë ditës, rregulli 20-20-20 mund të ndihmojë në parandalimin e tendosjes digjitale të syve. Për të zbatuar këtë rregull, çdo 20 minuta, shikoni diçka 20 metra larg për 20 sekonda./Healthline