A e dini se shtëpia mesatare lan 22 kg rroba në javë dhe 6000 artikuj veshmbathje në vit? Po se personi mesatar hap frigoriferin e tij 15-20 herë në ditë? Këto janë statistika të çuditshme, që nuk na vijnë në mendje. Por përbëjnë rutinat më të shpeshta dhe të nevojshme të stilit tonë të përditshëm të jetesës. Me kalimin e kohës, ditët tona janë bërë më të ngjeshura. Ky është momenti kur Samsung vjen në ndihmë me një linjë inovative të pajisjeve që përdorin teknologji të përparuar dhe inteligjencën artificiale, për të kujtuar rutinën dhe sjelljen e përdoruesve, duke siguruar kështu një përvojë të personalizuar gjatë përdorimit të tyre. Një rëndësi e madhe i jepet modelimit të pajisjes, që të përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo familje.
Frigorifer plotësisht i heshtur që i përshtatet të gjitha ushqimeve
Nëse ju pëlqen stili i sofistikuar i pajisjeve shtëpiake, linja Samsung RB7300 me një panel të parmë prej inoksi do t’ju kënaqë! Nëse marrim parasysh qoftë dhe performancën e ftohjes, faktin që nuk prodhojnë pothuajse asnjë zhurmë, kombinuar me dizajnin e thjeshtë por praktik të këtyre frigoriferëve, është e qartë se kjo është ajo që na ka munguar në kuzhinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se këta frigoriferë kanë një thellësi standarde të dizajnit prej 600 mm, prandaj përshtaten në mënyrë të përsosur me dollapët e çdo kuzhine. Dizajni i jashtëm minimalist vazhdon në brendësi të frigoriferëve, të cilët, ndër të tjera, përmbajnë një ekran të fshehur, një raft të sheshtë për verërat dhe kuti dhe kontenierë për ushqimet.
Izolimi me performancë të lartë i teknologjisë SpaceMax e bën murin e radiatorit shumë më të hollë. Për këtë arsye, në frigorifer ka shumë më shumë hapësirë. Modelet krenohen gjithashtu me një derë të bukur të sheshtë, dhe në varësi të modelit, me një aparat uji të integruar. Falë teknologjive All around Cooling dhe Metal Cooling, këta frigoriferë me ndarje të veçantë Optimal Fresh+, do të ftohin ushqimin në mënyrë të njëtrajtshme që do të mbajnë freskinë shumë më gjatë. Gjithashtu, është e mundur të keni dy ndarje në frigorifer në mënyrë që të mund ta ktheni ruajtjen e ushqimit në një ritual të veçantë me partnerin tuaj. Frigoriferi është jashtëzakonisht i qetë, pothuajse pa zë, dhe qëndrueshmëria e tij është rritur, gjë që e bën atë një “shok dhome” ideal në planin afatgjatë.
Lavanderi dhe kursime në një
Pasi të njiheni me mundësitë që pajisjet shtëpiake mund t’ju ofrojnë teksa bëni punët e shtëpisë, do të përkëdheleni dhe do të doni të shkoni një hap më tej. Gjëja e parë që do t’ju vijë në mendje do të jetë sasia e madhe e rrobave. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen në një shkallë të pabesueshme. Sigurisht, uji dhe konsumi i energjisë elektrike bëhet një element thelbësor në këtë rast.
Makina larëse Samsung WW9800T do të trajtojë me sukses të gjitha këto sfida. Makina larëse vjen me teknologjinë Quick Drive që zvogëlon kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%. Falë teknologjisë EcoBubble, lavatriçja rrit efektin e detergjentit, madje edhe në ujë të ftohtë. Detergjenti kthehet në flluska, të cilat hyjnë shpejt në pëlhurë dhe largojnë lehtësisht papastërtitë duke kursyer energji. Pastrimi higjienik me avull, i cili ofrohet nga kjo lavatriçe, pastron thellë çdo veshje dhe kështu largon papastërtitë dhe 99.9% të baktereve dhe alergenët. Rrobat lahen plotësisht, duke mbrojtur pëlhurën dhe ngjyrat.
Kjo makinë larëse me teknologjinë QuickDrive gjithashtu ka një interface të thjeshtë Al Control, e cila sugjeron programet më të përshtatshme të larjes. Teknologjia AI Wash përdor sensorë për të llogaritur peshën e rrobave dhe sasinë optimale të ujit dhe detergjentit për larjen e tyre. Përveç kësaj, është e mundur të shtoni rrobat që keni harruar të fusni brenda falë derës Add WashTM. Deri më tani, ne vetëm mund ta ëndërronim diçka të tillë.
Bëni mirë të dini se me blerjen e pajisjeve shtëpiake Samsung mund të prisni edhe pesë vjet garanci për rehati. Samsung besoj tek cilësia që krijon dhe për këtë ju jep 5 vjet garanci për frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso kuzhine, për modele të caktuara të fshesave me korrent nga Samsung, që blihen në periudhën nga 01.09 deri në 31.12.2020, si dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 01.10.2020 deri më 31.12.2020. /BM/