Si të gjeni kandidatët më të mirë në një intervistë pune

Mendoni se ekziston një lidhje midis viteve të përvojës së një kandidati dhe performancës së punës? Mendojeni përsëri.

Pothuajse në çdo njoftim për një vend të lirë pune, një ndër kushtet kryesore të kandidatëve që kërkohen është që ata të kenë një periudhë të caktuar vitesh përvojë.

Për shembull, në një studim me mbi 95,000 lista të vendeve të punës kërkohej që kandidatët që do të përzgjidheshin për këtë vend pune të kishin përvojë pune mbi 3 vjet. Kjo gjë është veçanërisht shumë e vështirë për ata kandidatë që po aplikojnë për punën e tyre të parë.

P.sh., në një njoftim për një vend të lirë pune në shërbimin ndaj klientit thuhet se kandidati ideal duhet të ketë “minimumi pesë vite përvojë në shërbimin ndaj klientit”.
Ndoshta një gjë e tillë bëhet për të treguar nivelin e lartë të këtij pozicioni pune në të cilin ju po aplikoni. Por përveç viteve të përvojës, një avantazh shumë i mirë për këtë vend pune është edhe të pasurit njohuri mbi kultura të ndryshme.

Të kesh shumë vite përvojë në punë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju jeni më i aftë se një kandidat tjetër që ka më pak përvojë pune se ju. Tingëllon pak i fortë si pohim? Jo sipas këtij studimi, ku shprehet se nuk ka asnjë lidhje midis përvojës dhe performancës në punë dhe të ardhurave.

Para se të shohim rezultatet, korrelacioni tregon shkallën që kur një variabël ndryshon në vlerë, një tjetër variabël tenton të ndryshojë në një drejtim specifik.

Një koeficient korrelacioni prej 1.0 tregon një marrëdhënie krejtësisht pozitive. Një prej 0,8 është mjaft i fortë, një 0,6 është mesatarisht pozitiv dhe një prej 0,0 tregon se nuk ka aspak lidhje. Pra, si lidhet përvoja me performancën e punës dhe të ardhurat?

  • Performanca e punës: korrelacioni 0.06.
  • Performanca e trajnimit: korrelacioni 0.11.
  • Të ardhurat 0.00.

Po, në thelb, nuk ekziston asnjë lidhje.

Ky studim, në bashkëpunim edhe me një studim tjetër, tregon se arsyeja pse rreth 90 për qind e punonjësve dështuan në 18 muajt e parë të punës së tyre ishte për shkak të problemeve me motivimin, gatishmërinë për t’u stërvitur, temperamentin ose inteligjencën emocionale. Me mungesën e aftësive teknike – të cilat përvoja duhet t’i evidentojë, nuk ishte pothuajse asnjë problem.

Në këtë studim theksohej gjithashtu se “përvoja e kaluar rrallë parashikon performancën në të ardhmen. Ajo që ka rëndësi është performanca e kaluar, motivimi dhe aftësitë aktuale”.

Pra, nëse edhe ju po kërkoni për një kandidat për pozicionin e shërbimit ndaj klientit, atëherë çfarë ka rëndësi është ajo që ata kanë arritur. Rritjet në rezultatet neto të promovuesve. Rritjet në rezultatet e kënaqësisë së klientit. Shkalla e ulët e gabimeve, etj.

Prërqendrohuni tek kandidatët të cilët ju tregojnë se kanë potencialin që ju kërkoni, jo kandidatë me një numër të caktuar vitesh në punë. / INC

Artikulli paraprakKKR investon te Box një vlerë prej 500 milionë dollarësh
Artikulli tjetërÇfarë e bën Dubain “Qytetin e arit”?