KKR investon te Box një vlerë prej 500 milionë dollarësh

Box njoftoi se firma private e kapitalit KKR po investon 500 milionë dollarë tek kjo kompani, një lëvizje që mund ta ndihmojë që të përballojë presionin e investitorit aktivist Starboard Vlera.

Kompania planifikon t’i përdorë të ardhurat në atë që quhet një shitje në stilin “ankand holandez” për të blerë aksione nga investitorë të caktuar me çmimin e përcaktuar nga ankandi, një aktivitet që duhet të zhvillohet pasi kompania të shpallë bilancin e saj të ardhshëm të fitimeve në maj. Kjo me sa duket do të përfshinte blerjen e Starboard, i cili mori 7.5% të aksioneve në këtë kompani në vitin 2019.
Muajin e kaluar Reuters njoftoi se Starboard mund të kërkonte të merrte shumicën e vendeve të bordit të kompanisë kur ai të mblidhej në qershor.

Megjithëse nuk është fare e qartë se çfarë do të ndodhë tani, me shumë mundësi me këto para, ata do të jenë në gjendje të shmangin çdo veprim të mundshëm nga ana e Starboard. CEO i kompanisë Box, Aaron Levie, e sheh këtë lëvizjen si një votë besimi nga KKR ndaj kompanisë së tij. KKR është një nga investitorët kryesorë të teknologjisë në botë dhe me një histori të dëshmuar suksesi të partneritetit me kompani të tjera.

“Me mbështetjen e tyre, ne do të jemi edhe më të pozicionuar për të mbështetur lidershipin e Box në menaxhimin e përmbajtjes “cloud” ndërsa vazhdojmë të ofrojmë përvojën tonë për klientët tanë në të gjithë botën”, tha Levie gjatë një deklarate.

Sipas kushteve të marrëveshjes, John Park, Shefi i Teknologjisë në KKR, do të bashkohet me bordin e drejtorëve të Box. Kompania njoftoi gjithashtu se anëtari i bordit të pavarur Bethany Mayer do të emërohet në 1 maj kryetar i bordit.
Në fillim të këtij viti, kompania bleu startup-in SignRequest, e cila mund ta ndihmojë kompaninë Box në përpjekjet e saj për të zgjeruar tregun.

Aksionet e Box shënuan një rënie prej 8 për qind, një tregues ky që mbase Wall Street nuk është i entuziazmuar nga njoftimi i fundit i bërë nga kompania, por fluksi i parave duhet t’i japë Box disa mundësi shumë të mira për t’u ripozicionuar në treg dhe për të ecur përpara. / Techcrunch/

Artikulli paraprakJaponia kërkon të çojë në 40% objektivin e uljes së emetimeve deri në vitin 2030
Artikulli tjetërSi të gjeni kandidatët më të mirë në një intervistë pune