Si ta ndryshoni prapavijën në Safari

Një nga veçoritë më të pazakonta që ka sjellë sistemi i ri operativ i Applet, iOS 15 tek iPhone është edhe mundësia për të ndryshuar prapavijën e shfletuesit të internetit, Safari.

Me veçorinë e re, kur të hapet një faqe e re në prapavijë mund të zgjidhni të shihni pamje të cilat i preferoni ju.

Si ta bëni këtë:

Sapo të hapni aplikacionin e Safarit, do të hapni faqe të re. Nëse tashmë jeni të kyçur, mund të hapni të renë duke klikuar në butonin e poshtëm në skajin e djathtë. Pas kësaj klikoni në butonin ‘plus (+)’ në anën e majtë poshtë.

Sapo të hapet ajo, klikoni butonin “Edit” për t’ia ofruar vetes zgjedhjet e shumta.
Image

Aty mund të përcaktoheni nga ofertat që vijnë prej Applet apo edhe te butoni plus i ri për të zgjedhur fotografitë tuaja.

Image

Tashmë keni një prapavijë siç e keni dëshiruar.

Artikulli paraprakTë jesh shef nuk është e lehtë
Artikulli tjetërPresidenti Erdogan merr “masa të forta”. Rritet vlera e lirës turke