SI KTHEHET TË MENDUARIT NEGATIV NË TË MENDUAR POZITIV?

Çdo njeri ka mundësi të jetë pozitiv në
rrethana dhe kushte normale, mirëpo fuqia e
vërtetë del në pah atëherë kur njeriu gjendet
përpara një sfide nga sfidat e jetës dhe në atë rast mendon pozitivisht.

Mendimtari… mendimi… të menduarit                                                              Mendimtari është ai që prodhon mendimet,                                                          mendimet shhaktojnë të menduarit,                                                                              të menduarit shkakton përqendrimin,                                                                        përqendrimi shkakton ndjenjat,                                                                            ndjenjat shkaktojnë sjelljen (veprimet),                                                                  sjelljet shkaktojnë rezultatet,                                                                              rezultatet tregojnë (përcaktojnë) jetën tënde aktuale dhe, nëse me të vërtetë dëshiron ta ndryshosh jetën tënde, atëherë, duhet të ndryshosh botëkuptimin si mendimtar.

  1. Mendimtari

Ai është personi që vendos mendimin në mendjen e vet. Ai është baza dhe ai është shkaktar i çdo gjëje, ai vendos çfarë dëshiron, pastaj zgjedh mënyrën dhe fillon praktikën.

Mendimtari ka mundësi zgjedhjeje, sepse ka mundësi që në mendjen e tij të vendos mendime negative ose mendime pozitive…, mendime lumturie ose mendime mjerimi…, mendime shpirtërore ose mendime materiale…, mendime të shëndetshme ose mendime të pashëndetshme.

Mendimtari është si bujku, i cili hedh farën që dëshiron të vjelë ose të korrë një ditë, pastaj punon tokën dhe i kushton kujdes të madh derisa të mbijë dhe të piqet ajo që ai ka mbjellë dhe kështu arrin rezultatin e asaj kokrre. Nëse dëshiron rrush ai merr rrënjën e rrushit, e mbjell atë në mënyrë që të përfitojë rrush. Nëse dëshiron tranguj, karrota ose groshë do të zgjedhë farërat përkatëse dhe të përshtatshme me llojin e perimes ose pemës që ai dëshiron. Po ashtu si mendimtari, ai zgjedh llojin e mendimit, e mbjell atë në mendjen e tij dhe kështu e kthen mendimin në të menduar e pastaj në përqendrim, prej përqendrimit bën ndjenjat, prej ndjenjave vijnë veprimet dhe pastaj rezultatet vijnë të njëjta me mendimin. Nëse mendimi që ai mbjell në mendje është negativ, rezultatet janë negative. Nëse mendimi është pozitiv, rezultatet do të jenë pozitive

Po sikur ta dinte mendimtari se po vendosi në mendjen e tij një mendim negativ dhe e përsërit atë çdo ditë, për një periudhë 6 mujore do të fillojë një fatkeqësi shëndetësore, piskike, por edhe materiale! Andai mendimtari (njeriu) duhet të zgjedh me vëmendje dhe me syçelësi të madhe mendimet që vë në mendje, ashtu si bujku që me syçelesi te madhe zgjedh farën që dëshiron të mbjelle.

  1. Mendimi

Çdo gjë në gjithësi filloi nga mendimi (ideja), pastaj ai kristalizohet dhe krijohet mundësia, pastaj përcaktohet qëllimi, e më pas praktikohet derisa mendimi bëhet i vërtetë, realizohet. Aeroplani ishte vetëm një mendim (ide) në kokën e vëllezërve Xhojs, qyteti Dizni ishte, gjithashtu, vetëm një mendim në kokën e Valt Diznit, mirëpo u bë realitet dhe është qyteti që e vizitojnë miliona njerëz… Federal Ekspres ishte një mendim në mendjen e Fred Smith, mirëpo tani është realitet që e shfrytëzojnë njerëzit në dërgimin e telegrameve dhe paketave të ndryshme nëpër gjithë botën dhe ato arrijnë për më pak se 3 ditë. Miljet e vrapimit për 4 minuta ishte mendim në kokën e Roxher Panster, por u bë realitet dhe tani e përdorin mijëra sportistë në të gjithë botën.

Çdo gjë, si: raketat, aeroplanët, anijet, automobilat, mjetet elektronike, mjetet e medicinës etj. Çdo gjë filloi si një mendim (ide), sepse mendimi është baza dhe rrënja e çdo gjëje. Mendimet pozitive kanë sjellë zbulime pozitive dhe përparimin material dhe teknologjik që ne e shohim dhe e përdorim. Ndërsa mendimet negative kanë shkaktuar vrasje, vjedhje, prostitucion, sëmundje psikike dhe trupore. Fakulteti i mjekësisë në San Francisko arriti në përfundim dhe konstatoi se shumica e sëmundjeve vijnë nga mendimi dhe të menduarit.

  1. Të menduarit

Kur mendimtari vendos dhe zgjedh një mendim të përcaktuar, pa marrë parasysh se a është mendim pozitiv apo mendim negativ, ai e vendos atë në mendjen e tij. Aty mendja fillon të njoftohet me mendimin që është vendosur në të, fillon ta analizojë atë mendim nga të gjitha pikëvështrimet e mundshme. Pastaj i jep një logjikë atij, e arsyeton mendimin e vendosur, një logjikë nga mundësitë dhe nga ajo që ai ka në kujtesën dhe trurin e tij. Pastaj fillon ta krahasojë atë mendim me ndonjë mendim tjetër të ngjashëm ose të përafërt me të. Në fund, mendja kërkon në gjithë hapësirën e saj ndonjë gjë që ta mbështesë dhe përkrahë mendimin e ri të vendosur në mendje.

Në këtë mënyrë, mendimit i jepet një logjikë, një kuptim, duke u bërë i gatshëm për funksionim dhe pastaj fillon përqendrimi i njeriut në atë mendim. Ky përqendrim sjell ndjenjat, pastaj vijnë veprimet dhe rezultatet.

Tani më lejo të të pyes:

Nëse ndonjë njeri vuan nga gjendja e rënde materiale e gjendja e rëndë shoqërore, familjare ose personale… etj., kush është ai që i vendosi në mendje këto mendime? Ai vetë apo nuk është ashtu?! Prandaj duhet që njeriu t’i kthehet fuqisë së treshit (mendimtari, mendimi, të menduarit) dhe të zgjedhë mendimet më të mira që t i vendosë në mendjen e tij, pastaj të marrë përgjegjësi të plotë. T’i përmbahet treshit dhe të mos fajësojë askënd për gjendjen e vet, as të mos kritikojë askënd dhe të mos e krahasojë veten me ndokënd tjetër. Por duhet të zgjedhë mendimet më të mira e pozitive që të arrijë rezultate pozitive dhe të mira. Pikërisht sikurse bujku që zgjedh farërat më të mira, i mbjell ato dhe kujdeset për to që të ketë frutet më të mira.

Prandaj të këshilloj të jesh i kujdesshëm me kujdesin më të madh kur përzgjedh mendimet, mendo mirë para se t’i vendosësh në mendje. Sepse ato pastaj prej mendimit kthehen e hyjnë në të menduarit, pastaj përqendrohesh në to, pastaj vijnë ndjenjat, pastaj mendimet dhe në fiind rezultatet që nuk të kënaqin, por jo vetëm kaq, ato rezultate mund të të përballin me sfida të rënda, pa qenë nevoja.

Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakArmiqtë ndërluftues
Artikulli tjetërMbi 400 brende të bizneseve pritet ta bojkotojnë Facebookun duke larguar reklamat