Shkurtimisht: Çka është një treg Islam?

Një analiz nga burimet
 
Pak pas arritjes së tij në Medina, Profeti Muhamed a.s. ndërtojnë një xhami dhe një treg të ri në qytet. Sipas mendimit dhe urdhërit të qartë të tij, bëhet e qartë se vend i tregut është i lirë për të gjithë, pa ndarje dhe pa ngritje të ndonjë tatimi, dhënjë apo qeraje. I dërguari i Allahut a.s. thoshte: “Tregjet duhet të ndjekin të njejtin Sunneti sikur xhamitë. Ai që e zë vendin e tij i pari, e ka të drejten deri sa të qohet dhe të shkoj te shtëpia apo deri sa ta kete shitur mallin e tij”. (El-hindi, Kanz al-Ummal, V,488, no.2688). 
Ibrahim ibn el-Mundhir el-Hizami nga Abdullah ibn Xhafer thotë se Muhammed ibn Abdullah ibn Hasan ka thënë: “I Dërguari i Allahut a.s. njërëzve tregjet iu dha si një dhuratë të mirë” (Ibn Shabba, K. Tarik el-Medina el-Munavara, 304). Ibn Zabala tregon se Khalid ibn Iljas al-Adavi thoshte: “Letra e Umer ibn Abd el-Azizit na u lexua ne në medine dhe në të thuhej se tregu është një Sadaka dhe se asnjëri nuk do të paguaj për të qera (kira).” (As-Samhudi. Wafa al-Wafa, 749). Ibrahim ibn al-mundhir transmeton nga Is’hak ibn Xhafar ibn Muhamed nga Abdulla ibn Xhafar ibn al-Miswar nga Shurak ibn Abdullah ibn Abi Namir se Ata ibn Xhasar thoshte: “Kur Pejgamberi a.s. dëshironte të ndërtonte një treg shkoj tek tregu i Beni Kajnukas dhe pastaj erdhi në tregun e medinës, i ra tokës me këmbe dhe tha: “ky është tregu juaj. Mos pengoni (mos kufizoni) (la judajjak) dhe mos ngritni tatime per të (haraxh)” (Ibn Shaba, K. Tarik al-Madina al-Munavara, 304). Ibn Zabala transmeton nga Hatim ibn Ismail se Habib thoshte qe Umar ibn al-Hatab njëher kaloj tek dera e Ma’mar në treg dhe pa se ishte vendosur një pengesë në afërsi të derës dhe urdhëroj që të hiçet. Umeri r.a. ndaloj që të vëhet ndonjë guri në vendin e tregut apo në cfarëdo forme tjetër të shpreh pronësi (An juhaxhir ‘alejha au jahuzaha). (As-Samhudi, Wafa al-Wafa, 749) Ibn Shabba transmeton prej Salih ibn Kajasn se i derguari i Allahut a.s. thoshte: “Ky është tregu i juaj. Mos ndërtoni në të nga guri (la tatahaxharu) dhe mos ngrisni tatim për të (kharaxh).” (Ash-Shamhudi, Wafa al-wafa, 747-8) Ebu Ridshal transmeton nga Isra’il nga Zijad ibn Fajjad nga një Sheikh nga Medina, se Umar ibn el-Hatab r.a. pa një dyqan (dukkan) që dikush kishte ndërtuar në treg dhe e rrënoj. (Ibn Shabba. K. Tarikc al-Madina al munawwara, 750)
Tregu Islami i garanton cdonjërit mundësinë e barabartë qe të blej dhe shes. Nëse tregu kontrollohet nga disa, atëhere të tjerët do të jenë në shërbim të tyrin. Kur të gjithë mund të tregtojnë, atëhere cdonjëri mund të punoj për veten e tij. Në islam tregtimi i drejtë, i barabartë është një e drejt për cdo musliman.
 
islamische zeitung
Artikulli paraprakPuna për të mirën e përgjithshme
Artikulli tjetërKEK, 10 milionë euro për karburante