Ministria e linjës nxjerr dhe kushtet për Haxh.
Arabia Saudite tha se besimtarët do të mund të kryejnë haxhin me kusht që të jenë plotësisht të vaksinuar kundër COVID 19 dhe të mos jenë mbi 65 vjeç.
Arabia Saudite ka thënë se do të lejojë një milion njerëz të kryejnë haxhin këtë vit – brenda dhe jashtë mbretërisë – krahasuar me vetëm disa mijëra pelegrinët vendas në dy vitet e fundit.
Duke rritur numrin, Ministria e Haxhit dhe Umras e Mbretërisë së Arabisë Saudite njoftoi se pelegrinazhi vjetor mysliman në Mekë, vendi më i shenjtë në Islam, do t’u lejohet vetëm personave që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-it dhe që janë nën 65 vjeç.
Pelegrinëve nga jashtë do t’u kërkohet gjithashtu të kenë një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë, përpara nisjes për në Arabinë Saudite, ndërsa në Mekë do të merren masa shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një obligim që të gjithë muslimanët e aftë janë të detyruar ta përmbushin, nëse kanë mundësi.
Haxhi pritet të mbahet në korrik të këtij viti dhe numri i pelegrinëve nga secili shtet do të jetë i kufizuar sipas një sistemi të veçantë.
Për shkak të pandemisë, numri i pelegrinëve u kufizua në disa mijëra vitin e kaluar, ndërsa një vit më parë haxhin e kryen vetëm 1000 persona.
Përpara pandemisë, rreth 2.5 milionë njerëz udhëtonin në Arabinë Saudite për haxh çdo vit.