Sa varet Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit nga importi i energjisë elektrike?

Në prag të dimrit dhe me krizë energjetike globale, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë paralajmëruar vështirësi të shumta për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Një analizë e TRT për Ballkanin Perëndimor tregon se sa për qind vendet ballkanike janë të varura nga importi.

Përveç asaj, çmimet e energjisë elektrike në bursë janë rritur shumë që nga fillimi i krizës energjetike, shkruan TRT.

Sipas analizës së TRT-së, Kosova është e varur nga importi 29.5 për qind, Shqipëria 38.8 për qind, Maqedonia e Veriut 63.3, Serbia 29.8, Mali i Zi 27.4, Bosnja dhe Hercegovina 25.4.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli është shprehur se shpreson që Bashkimi Evropian në masat që do të marrë për ta luftuar krizën energjetike do ta përfshijë edhe Kosovën.

Rizvanolli këto komente i ka bërë në Pragë, para takimit joformal të ministrave të Energjisë, duke shtuar se këto masa të kenë efekte pozitive edhe në vendin tonë.

“Kosova po përballet me shumë sfida energjetike, si edhe shumë shtete tjera. Mbështetemi në import gjatë dimrit dhe kjo bën që të kemi dimër të vështirë. Po shpresojmë që masat që merr BE-ja të na përfshijnë ne e të kenë ndikim pozitivë”, ka thënë Rizvanolli./trt/

Artikulli paraprakRekordi i eksporteve turke në Ballkan: vendet e para, jo preferencat historike
Artikulli tjetërLindja e një epoke të re në botë: Çmime të larta për paga më të larta