Sa jepet zekat në para, kemi 2500 euro?

Pyetja:
Sa jepet zekat në para, p.sh kemi 2500 euro dhe ka kaluar 1 vit apo më shumë që janë pa shpenzuar prej tyre dhe a kam të drejtë t’ia jap ndonjë të afërmi apo është e preferuar në bashkësinë islame t’i dërgoj?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Zekati jepet 2.5% e parave që posedon nëse ato para e arrijnë vlerën e 85 gramëve të arit.

Në rastin tënd ti i paske 2500 euro, për këto para duhesh të japësh 62.5 euro.

Për kategoritë se kujt lejohet t’i jepet zekati, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.” (Tevbe, 60)

Nëse i afërmi juaj bën pjesë ne këto kategori, pra është i varfër etj., atëherë lejohet t’ia japësh zekatin përveç prindërve dhe gruas, përveç këtyre të gjithë të tjerëve lejohet t’ua japësh zekatin.

Eroll Nesimi

Artikulli paraprakA ka banka islame në Evropë?
Artikulli tjetërA lejohet ruajtja e parave në bankë ?