Rruga drejt suksesit – Imagjinata

“Ka njerëz që i shohin gjërat siç janë dhe pye sin ‘pse’… Kurse unë imagjinoj gjërat që nuk kanë ndodhur dhe them pse jo’.”

George Bernard Shaw Arritjet dhe sukseset e së sotmes janë imagjinatat dhe ëndrrat e së djeshmes…

Nëse e mendon pak këtë dhe shikon rreth teje, do të vëresh ndërtesat e larta, anijet madhështore dhe avionët… Pastaj, kur shikon gjërat që të rrethojnë si telefoni, televizori, apara tet fotografike, radioja, celulari, kompjuteri, gjen se të gjitha këto, një ditë ishin ëndrra dhe imagjinata të personave të tjerë. Ëndrrat janë pikënisja e çdo suksesi. Ato janë faktori kryesor për çdo arritje. Gjëja më e bukur e imagjinatës dhe e ëndrrave tona, është se ato janë të pakufishme.

George Bernard Shaw thoshte: “Imagjinata është pikënisja e inovacionit.”

Albert Ajnshtajn ka thënë: “Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria.”

Ndërsa Fransis Bacon ka thënë: “Imagjin ata i jep formë botës.”

Boksieri amerikan Muhamed Ali, ishte i ftuar në një takim televiziv dhe u pyet për mënyrën sipas të cilës ai arriti në atë nivel ekselence në boks… Përgjigjja e tij ishte: “Prej shumë kohësh e kam kuptuar se një personi, nuk i mjafton vetëm që të jetë në një nivel të lartë efikasiteti, por atij i nevojitet të ketë edhe imagjinatë produktive dhe ëndrra.”

Fred Smith, themelues i kompanisë Federal Ekspres, ka studiuar në Universitetin Yale, në Amerikë. Ndërkohë që ishte akoma student aty, në njërën nga lëndët e mësimit, studentëve iu kërkua të bënin një projekt që përfaqësonin një nga ëndrrat e tyre… Fred Smith shkroi një plan të imtësishëm të një projekti për formimin e një kompanie që do të dërgonte pako në cdo vend të botës, brenda 24 orëve. Profesorët e tij menduan se kjo ishte një ide naive që nuk do të realizohej kurrë, madje asokohe ata i patën thënë se nuk do të ishte kurrë nevoja për një shërbim të tillë.

Smith e injoroi mendimin e tyre, por filloi ta zbatonte ëndrrën e tij. E filloi projektin. Ngarkesa e parë përbëhej nga tetë pako, nga të cilat katër pako i kishte dërguar ai vetë. Ky projekt në fillim humbi shumë para, dhe njerezit filluan të tallen me të, por ai besonte dhe ishte më se i bindur në vetvete për vendimin që kishte marrë. Ai vazhdoi të punonte fort, derisa kapitali i kompanisë Federal Ekspres sot i kalon miliarda dollarë, dhe e gjithë kjo filloi thjesht nga një ëndërr.

Walt Diznej gjithashtu, filloi të bënte filma të animuar në shtëpinë e tij. Në fillim, ai nisi ta zbatonte projektin e tij bashkë me një shok të vetin, por kompania falimentoi shpejt. Si rezultat, Diznej e shiti gjithë çfarë zotëronte dhe bleu një biletë vetëm vajtje, për në Kaliforni, ku i mbetën pothuajse 40 dollarë, bashkë me ëndrrën e tij. Pastaj ai formoi një kompani të re në Kaliforni, ku u përball me disa pengesa. Dy herë kaloi në depresion… Ai u përpoq të merrte borxh shokët e tij, por dështoi shumë herë. Të gjithë që e rrethonin filluan të tallen me të, por ai nuk u dorëzua kurrë, dhe e vazhdoi punën dhe përpjekjet për realizimin e ëndrrës së tij, derisa kjo ëndërr vërtet u realizua. Sot vlera e atij projekti që ëndërroi ai di kur, shkon në miliarda dollarë… Për këtë ai pati thënë: “Çfarë mund ta ëndërrosh, mund esh edhe ta realizosh.”

Disa hulumtues organizuan një studim mbi studentët e një fakulteti, ku ata studentë do të mbikëqyreshin në fazat e ndryshme të gjumit të tyre, nëpërmjet aparaturave të caktuara… Kur studentët të hynin në fazën REM të gjumit, faza kur njerëzit ëndërrojnë, ata do t’i zgjonin studentët nga gjumi dhe do tu lejohej vetëm të flinin, jo të ëndërronin. Pas katër netësh eksperimentim, studentët arritën në një gjendje shumë të përkeqësuar çrregullimi, ankthi dhe tensioni të fortë nervor, prandaj hulumtuesit vendosën ta ndërpresin eksperimentin.

Nëse pyesim se cili ishte rezultati i këtij eksperimenti, gjejmë se ëndrrat janë shumë të rëndësishme për njeriun, pasi ato na ndihmojnë të kemi stabilitet dhe ekuilibër, madje mund të themi se ne kemi nevojë deri edhe për ëndrrat me sy hapur… Ne kemi nevojë ta çlirojmë imagjinatën tonë nga çdo kufizim, sepse imagjinata është pikënisja e gjithçkaje.

Më ka rastisur të shikoj në një program televiziv, ku tema ishte për një grup murgjish kinezë, të cilët ishin mbështjellë vetëm me një çarçaf të lagët, të rrotulluar shtatë herë rreth trupit dhe ishin ulur në një dhomë shumë të ftohtë. Vetëm nëpërmjet imagjinimit të nxehtësisë, ata mundën ta rritin temperaturën e trupit të tyre, derisa çarçafi i lagur që mbanin veshur, u tha… Vërtet, imagjinata ka fuqi të mrekullueshme.

Në ligjëratat e mia rreth “Zotërimit të plotë të qenies”, ne u mësojmë njerëzve, madje edhe atyre që nuk kanë praktikuar kurrë arte të vetë mbrojtjes, të jenë të aftë për të thyer pllakat e drurit me trashësi gati 6 centimetra, dhe kjo vetëm nëpërmjet fuqisë së imagjinatës së tyre… Unë u kërkoj atyre të mbyllim sytë, pastaj u ndihmoj ta shikojnë me mendje pllakën e drurit, dhe t’i imagjinojnë duart e tyre duke i çarë pllakat më dysh. Kur arrijnë ta imagjinojnë me sukses qëllimin e tyre, tamam sikur ta shikonin me sy, ata tashmë e kanë bërë me mendje, hap pas hapi, procesin e thyerjes.

Pastaj, unë u kërkoj atyre që t’i hapin sytë, dhe menjëherë më pas, ata arrijnë me lehtësi t’i thyejnë pllakat e drurit.

Meqenëse çdo gjë, një herë pikë së pari ndodh në tru, si rezultat, kur ti arrin ta imagjinosh veten të suksesshëm, të fortë dhe të aftë për t’i realizuar qëllimet e tua, dhe këtë e beson me zemër dhe e ndjen brenda ndjesive të tua, atëherë ëndrra jote do të krijojë për ty fuqi të brendshme dhe mendja jote e brendshme më aftësitë e saj të pakufishme, do të të ndihmojë t’i realizosh ëndrrat e tua.

Tani, cila është ëndrra jote?

Cila është ajo gjë që ti e dëshiron më shumë se asgjë tjetër në këtë jetë?

Ndoshta ëndrra jote është të fillosh një biznes privat tëndin, ose të udhëtosh rreth botës… ose të shkruash një libër, ose ndoshta të zbulosh mundësitë e një shpikjeje të re, gjë të cilën e ke patur që kur në mendje, por që e ke e shtyrë ta vësh në zbatim më vonë..

Ka ide të mëdha që vdesin madje para se të lindin, dhe kjo ndodh për dy arsye kryesore:

Gjëja e parë që i ndalon njerëzit t’i realizoj në ëndrrat e tyre është ajo që quhet “Helmi i ëmbël”. Ky emër më erdhi në mendje kur shk ova në kopshtin zoologjik, dhe pashë atje një gjarpër shumë të bukur, ndërsa në tabelën e ngulur mbi shtëpinë e atij gjarpri, shkruhej: “Rrezik”… Nganjëherë habitesh se si një gjë kaq e bukur, të përmbajë këtë lloj helmi vrastar brenda tij.

Ndërsa për sa u përket njerëzve, “helmi i ëmbël” nuk do t’u vijë nga armiqtë e tyre, për kundrazi, helmi i ëmbël atyre u vjen nga njerëzit që i rrethojnë, nga ata që kujdesen për si shokët, fqinjët, madje deri edhe anëtarët e ne familjes. Nganjëherë ata na i shkaktojnë të gjitha shkaqet që çojnë në dështimin e ideve tona, duke futur frikë dhe mosbesim në zemrën tonë, kur imagjinojmë se si ne do të jemi të ekspozuar ndaj talljes dhe përqeshjes së tyre, nëse i vëmë në zbatim idetë që kemi… Gjithashtu, ndoshta ndokush mundet që t’i kritikojë ëndrrat tona vetëm nga xhelozia që ndjen… Në përgjithësi, ata i kritikojnë ëndrrat tona pothuajse me pavetëdije, duke u mbështetur në parimet dhe besimet e tyre personale, ра marrë parasysh parimet dhe bindjet tona. Pavarësisht se këshillat e tyre dalin me sinqeritet, nga zemra, por ndoshta ato mund të shkaktojnë shumë dëm, pikërisht si helmi vrasës i gjarprit të bukur.

Gjëja e dytë dhe pengesa kryesore që të ndalon për t’i realizuar ëndrrat e tua je ti vetë… Doktor Robert Shuler (Robert Schuller), në librin e tij “Fuqia e mendimeve”, thotë:

“Vendi i vetëm ku ëndrrat e tua bëhen të pamundura, është brenda vetë mendimeve të tua, brenda teje.”

A të kujtohet ndonjëherë kur dëshiroje të bëje diçka të caktuar, por që i thoje vetes: “Jo unë nuk mund ta bëj këtë”, dhe e bindje veten ta lësh këtë ëndërr… Çfarë është ajo gjë që mund të të ndalojë ty, mua apo të ndalojë këdo tjetër, për të realizuar ëndrrat personale? Përgjigjja gjendet në dy fjalë: “Zona e sigurisë”.

“Zona e sigurisë” shpreh atë tërësi veprim esh që ne e kemi praktikuar shumë herë dhe për një periudhë të mjaftueshme. Ne ndihemi rehat dhe të sigurt, kur i përsëritim prapë ato lloj veprimesh. E nëse kemi ndonjë ëndërr apo ide, që na nxjerr nga zona e sigurisë, do te ndihemi në ankth dhe të shqetësuar dhe do te kërkojmë shkaqet që për hatër të tyre, do ta shmangim bërjen e gjësë së re, me qëllim “për të shmangur ankthin dhe mosrehatinë e brendshme”. Mundet që njerëzit të të thonë se ideja jote nuk ia vlen të përmendet dhe të të japin një numër shkaqesh për të cilat kjo ide nuk do të ketë sukses, por ti je i vetmi që zotëron fuqinë ta pranosh apo ta refuzosh gjithë çfarë të thuhet ty.

Doktor Uili Xholej (Willie Jolley), në librin e tij me titull “Të duhet vetëm një minutë për ta ndryshoj jetën tënde”, thotë: Nëse mund ta krijosh ëndrrën që ke, në trurin tënd, ta shpërndash në zëmrën tënde, dhe të mos u japësh asnjë mundësi dyshimeve të tua për ta shuar atë ëndërr, mundet që ëndrra jote të bëhet një realitet që e ndryshon jetën tënde.”

Kur isha gjashtë vjeç, unë kisha dy ëndrra të mëdha:

Ëndrra e parë ishte të bëhesha kampion i Egjiptit në pingpong. Çdo ditë i dëgjoja lajmet, me shpresën që të dëgjoja ndonjë lajm rreth ndeshjeve që zhvilloheshin në Aleksandri, në Egjipt, ku unë jetoja. E ndiqja çdo kampionat… Sa herë bëheshin kampionate, shkoja që herët dhe qëndroja deri në momentin e fundit. I ndiqja kampionët e lojës se si ata lëviznin, si silleshin dhe mënyrën se si luante secili dhe ëndërroja të isha si ata. Pas disa viteve, vendosa të regjistrohesha në ndonjë ekip. U përpoqa të regjistrohesha në më shu më se njëzet klube sportive, por të gjithë më refuzuan. Më në fund, një trajner më tha: “Do të të stërvit, por me një kushtť”.. Unë e pyeta me nxitim: “Cili është ky kusht?”… Ai ma ktheu duke thënë: “Do të stërvitesh gjashtë orë çdo ditë, për një vit rresht dhe nuk do të marrësh pjesë në kampionate para se ta ndjej se vërtet je i gatshëm për këtë”. Unë i pranova kushtet pa ngurrim, dhe vërtet filluam stërvitjet mendore dhe fizike. Vetëm pas gjashtë muajsh, trajneri im më tha: “Tani do të bëjmë eksperimentin e parë”. Kishin mbetur vetëm edhe dy turne nga ai sezon. Për habinë e të gjithëve, unë zura vendin e parë në të dy turnet. Në sezonin tjetër, zura vendin e parë në të gjitha turnet, përfshirë edhe kampionatin kombëtar dhe u bëra kampion i Egjiptit. Unë përfaqësova vendin tim në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore, në vitin 1969, dhe kështu realizova ëndrrën time të parë. Kisha patur shumë besim në vetvete se unë mund ta bëja këtë, dhe vërtet ia dola.

Ëndrra ime e dytë ishte të bëhesha drejtor i përgjithshëm i ndonjë hoteli të madh dhe të udhëtoja nëpër botë… Kur isha në shkollë, ndonjëri nga mësuesit pyeste nxënësit se çfarë donin të bëheshin në të ardhmen. Unë gjithm onë përsërisja se dua të bëhem drejtor i përgjithshëm i ndonjë hoteli të madh, e të gjithë qeshin çdo radhë që e dëgjonin këtë nga unë. Të gjithë sa ishin rreth meje, sikur përpiqeshin të ma shuanin ëndrrën, por unë e ruajta atë ëndërr dhe dëshirën time për ta realizuar atë patjetër. Gjithmonë kur luaja me shokët, aktronim sikur ishim në hotel, ndërsa unë gjithmonë luaja rolin e drejtorit të përgjithshëm. Pastaj, në veten time, unë fillova ta përgatisja veten për këtë rol në jetë dhe studiova gjuhët angleze, franceze dhe gjermane. Lexoja gjithcka që më mundësohej në lidhje me hotelerinë. Shkoja në hotele të mëdha dhe kaloja shumë kohë duke vështruar njerëzit që silleshin aty… drejtorët, klientët e ardhur… shikoja se si vepronin nëpunësit e të gjitha niveleve dhe të natyrave të detyrave që kishin ndërsa ishin të zhytur në punë. Në vitin 1970, fillova studimet në Institutin e Hotelerisë. Ditët kaluan dhe në vitin 1975 emigrova në Kanada, bashkë me bashkëshorten time, Amal. Brenda katër ditësh, gjetëm punë të dy. Mua më takoi të laja pjata dhe isha pjatalarësi më i mirë në atë hotel!!! Një ditë prej ditësh, drejtori i hotelit më kërkoi për një takim, dhe gjatë bisedës, unë i thashë: “Zotëri, kam lajme të gëzueshme dhe lajme të këqija…” Ai më tha: “Le të fillojmë me lajmet e gëzueshme”… Unë i thashë: “Unë do të bëhem drejtor i përgjithshëm.”..

Ai më thotë: “Shkëlqyeshëm! Tani, cilat janë lajmet e këqija?”… Dhe me një buzëqeshje të qetë, i thashë: “Do të marr zyrën tënde.”

Lajmi u përhap me shpejtësinë e vetëti mës nepunesve. Nëpunësit filluan të talleshin me mua e të më qeshnin, sepse në sytë e tyre tani unë isha një person me çrregullime mendore. Më pas, unë fillova të punoja fort dhe të studioja në Institutin e Hotelerisë, në Montreal. Vazhdoja të punoja dhe të studioja.. Lexova shumë… Fillova të merrja pjesë në aktivitetet ku merrte pjesë çdo drejtor. Më në fund, në vitin 1986, unë u emërova drejtor i përgjithshëm në një hotel me pesë yje, dhe kështu realizova edhe ëndrrën time të dytë.

Po, vërtet që imagjinata ka ndikim të fortë dhe është e mundur që ëndrrat të bëhen realitet. Eleanor Rusvelt (Eleanor Roosevelt) thoshte: “E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.” Prandaj fillo që sot të krijosh ose të rikrijosh ëndrrat e tua!

Ëndërro ëndrra të mëdha, ose siç thoshte Gëte: “Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i lëvizin zemrat e njerëzve.”

Ja tani për ty, kjo mënyrë e cila të ndihmon për zhvillimin e fuqisë së ëndrrave të tua:

1. Shkruaj dhjetë gjëra që ti ke dëshirë t’i realizosh!

2. Shkruaji me radhë, sipas rëndësisë që përbën secila për ty, duke filluar nga më e rëndësishmja deri tek ajo me më pak rëndësi!

3. Ulu në një vend të qetë dhe të rehatshëm, ku nuk të shqetëson askush, për rreth pesëmbëdhjetë minuta!

4. Merr frymë thellë dhe lirshëm! Mbushi mushkëritë me ajër, pastaj nxire frymën dhe ndërkohë nxirre çdo tension nga trupi yt!

5. Ulu në një vend plotësisht të rehatshëm, mbylli sytë, përqendrohu në çdo pjesë të trupit tënd, dhe imagjino sikur ро zbret një shkallë me dhjetë nivele! Me çdo nivel që zbret, të ndjesh lehtësim dhe më shumë çlirim! Në nivelin e dhjetë, lëshoje plotësisht veten, ndiej rehati dhe nxirre jashtë teje çdo tension!

Në nivelin e nëntë ndiej më shumë rehati dhe më shumë lehtësim!

Në nivelin e tetë, rehatia jote shtohet më shumë.

Në nivelin e shtatë qetësohu më shumë!

Në nivelin e gjashtë më shumë qetë sim.

Në nivelin e pestë më shumë rehati.

Në nivelin e katërt më shumë qetës im.

Në nivelin e tretë më shumë rehati.

Në nivelin e dytë më shumë qetësim.

Në nivelin e parë, në kulmin e rehati. së dhe të qetësimit të plotë.

Imagjino sikur para teje ke një derë.. Preke derën…! Hape…! Vëre dritën që vjen nga prapa saj..! Kjo është drita e së ardhmes sate. Kalo nga dera dhe fillo të ecësh në jetën tënde të ardhshme, drejt qëllimit tënd…! Vazhdo të ecësh në linjën e kornizës sate kohore, derisa të arrish në vendin dhe në kohën në të cilën ti do të realizosh ëndrrën tënde! Vëre se ku ndodhesh me saktësi…! Kush janë ata rreth teje…? Çfarë mbaj në veshur…? Vëre gjithçka që shikon, çdo gjë që dëgjon, dhe kur ta realizosh ëndrrën tënde, vëre me kujdes se çfarë i thua vetes sate me saktësi…! Vëre ndjesinë tënde…. Vëre veten tënde…! Vëre ambientin që të rrethon…! Vëre gradën e temperaturës se dhomës ku gjendesh…! Ndiej gjithçka, çdo gjymtyrë tënden!

Tani, pasi arrite ta realizosh qellimin tend, formo një imazh për veten tënde…! Zmadhoje këtë imazh dhe afroje pranë vetes më shumë! Shtoji atij të gjitha ngjyrat që të pëlqejnë…! Jepi këtij imazhi pak energji, duke marrë frymë thellë, pastaj duke e lëshuar këtë frymë mbi imazh! Bëje këtë veprim tri herë…! Shikoje imazhin që noton sipër teje!

Tani lëre imazhin tënd, që e formove kur po realizoje ëndrrën tënde, kthehu nëpër linjën tënde kohore, drejt së tashmes dhe shikoje imazhin tënd, të cilin ti do takesh në të ardhmen… Atë imazh, i cili pret nga ti që ta arrish.

Merr një moment për të falënderuar mendjen tënde të brendshme dhe falëndero Allahun, i cili të dha gjithë këtë forcë për ta realizuar ëndrrën tënde. Tani mbylli sytë dhe fillo të ngjitësh shkallët, dhe në çdo hap që hedh, do të kesh energji më të madhe, më shumë besim dhe do të ndjesh më shumë gjallëri.

Në shkallën e parë, më shumë besim.

Në shkallën e dytë, më shumë forcë.

Në shkallën e tretë, më shumë besim në vetvete dhe në aftësitë e tua për sukses.

Në shkallën e katërt, më shumë energji, dhe frymëmarrja jote e shton fuqinë.

Në shkallën e pestë, më shumë energji.

Në shkallën e gjashtë, më shumë besim, më shumë forcë dhe energji më e madhe.

Në shkallën e shtatë, energji më të madhe dhe besim më shumë.

Në shkallën e tetë, energji më të madhe dhe forcë.

Shkalla e nëntë, energji dhe kur të mbërrish në shkallën e dhjetë, hapi sytë dhe merr me vete të gjithë njohurinë, të gjithë forcën dhe të gjithë besimin që të nevojitet për të realizuar ëndrrën tënde.

Të përgëzoj! Tani ti sapo kalove nëpër përvojën e metodës së fortë, në “Gjetjen e një të ardhmeje pozitive”.

Përsërite këtë ushtrim me secilën nga ëndrrat e tua dhe ushtrohu disa herë, sipas mundësisë, sepse kjo stërvitje mund të bëjë mrekulli në jetën tënde, siç ndodhi me mua personalisht.

Fillo që sot të ëndërrosh ëndrra të mëdha!

Lexo për historitë e njerëzve të suksesshëm… Ndieje suksesin e tyre dhe imagjinoje veten tënde duke arritur edhe ti sukses si ata. Kij kujdes nga “hajdutët e ëndrrave”! Kujdes “helmin e ëmbël” dhe mos ia jep askujt mundësinë, madje as vetes sate, apo çfaredo gjëje qoftë ajo, që t’i marrë prej teje apo të ti vjedhë ëndrrat e tua…! Lëre imagjinatën tënde të lundrojë sipas dëshirës, sepse imagjinata jote ka fuqinë e cila mund të të ndihmojë ta ndryshosh jetën tënde për mirë. Kij besim në vetvete dhe përsërite shpesh: “Unë e kam mundësinë të ndryshoj… Unë jam i bindur për aftësitë e mia për sukses.”

Me lejen e Zotit, ti do të mbërrish në nive let më të larta.

Dhe kujto gjithmonë:

Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës sate…!

Jeto me besim! Jeto me shpresë!

Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje

dhe çmoje vlerën e jetës!

Artikulli paraprakKopshti i urtësisë – Mjeshtëria
Artikulli tjetërVISA vendos të pranojë këmbimin e monedhave digjitale