Rruga drejt forcës – Veprimi

“Njohuria nuk mjafton e vetme, duhet ta shoqërojë zbatimi. Edhe gatishmëria, e vetme, nuk mjafton. duhet punuar.”

Gëte

 

Kur fillova të zbatoja detyrat e mia si drejtor i përgjithshëm në një hotel të madh, në Montreal, në Kanada, gjithmonë isha në kërkim të çdo risie në fushën e zhvillimit personal dhe të sjelljes njerëzore. Një ditë, presidenti i kompanisë më dërgoi një reklamë që bëhej për një shkencë të re, e cila quhej NLP “Programimi neurolinguistik” dhe më sugjeroi të merrja pjesë në një punishte treditore në Nju Jork. Pranova pa asnjë hezitim.

Isha shumë entuziast, sepse do të futesha për ta njohur këtë shkencë të re. Shkova në punishte pa kuptuar dhe ditën e parë e kalova asgjë. U ndjeva i zhgënjyer. Isha gati duke u kthyer menjëherë në Montreal, por para se të më mposhtte pesimizmi, vendosa t’i jap vetes edhe një mundësi tjetër, prandaj shkova edhe ditën e dytë. Ligjërata e parë atë ditë ishte shumë e fortë. Në më pak se tridhjetë minuta, ligjëruesi arriti të më ndihmonte ta ndryshoja bindjen time negative që më shoqëronte prej disa vitesh, prandaj vendosa ta vazhdoja punishten. Në fakt, përfitova vërtet shumë, dhe ky aktivitet ma ndryshoi plotësisht jetën time, për mirë. Vendosa të merrja çfarëdo njohuri të mundshme në këtë shkencë, me qëllim që të ndihmoja veten, por edhe të tjerët gjithashtu. Pas gjashtë muajsh, mora certifikatën e ciklit të parë parapërgatitor, pas kësaj mora certifikatën si praktikues, pastaj si mësues praktikues, pastaj u bëra trajnues i certifikuar, pasi praktika ime përmbante tashmë rreth dhjetë vjet punë dhe trajnim. Pas gjashtë muajsh pasi isha certifikuar, takova një kolege në Montreal, e cila kishte mbaruar edhe ajo njëlloj si unë, në të njëjtën kohë me mua, dhe e pyeta për gjendjen e saj dhe se çfarë kishte përfituar nga certifikata trajnuese që kishte marrë… Ajo më tha: “Kalova një periudhë ndryshimesh të shumta në jetën time, prandaj kalova në depresion dhe akoma nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj me këtë diplomë.”

Le të shikojmë bashkë se çfarë ndodhi… Kjo kolege imja, kaloi gjithë ato vite të jetës së saj duke studiuar, shpenzoi mijëra dollarë që të bëhej “trajnuese e certifikuar”, pra kishte marrë njohuri të mjaftueshme që t’i kontrollo nte ndjesitë e saj negative, por ajo nuk e përdori këtë njohuri dhe nuk arriti të vjelë asnjë dobi nga diploma që kishte marrë dhe u godit nga depresioni. Ndërkohë, ajo zotëronte gjithë njohuritë që i nevojiteshin për të bërë një ndryshim të plotë në jetën e saj dhe në jetën e atyre që i donte dhe kishte të gjitha mjeshtëri të që do t’ia lejonin të jetonte në një nivel të lartë jetese, por ajo nuk i vuri ato njohuri në zbatim dhe në veprim.

Mund të mbushesh me entuziazëm, të kesh energji të lartë, të kesh njohuri dhe fuqi mendore të cilat të nevojiten për të patur sukses, por, nëse nuk i vë në zbatim ato, të gjitha këto aftësi do të jenë të pavlera dhe nuk do të sjellin asnjë rezultat.

Xhim Ron (Jim Rohn), në librin e tij me titull “Shtatë mënyra për lumturi dhe mirëqenie”, thotë: “Njohuria pa zbatim, mund të çojë në dështim dhe në zhgënjim.”

Më lejo të të bëj tani një pyetje: “A njeh ndonjë person që ti beson se ai e di mjaft mirë se çfarë duhet të bëjë për ta ndryshuar jetën e tij, i cili e di gjithashtu se kur duhet ta bëjë këtë veprim, por që nuk mund të bëjë asgjë?… A njeh ndonjë person që ka një nivel të lartë arsimimi dhe i cili i ka të gjitha ato që i nevojiten për të bërë një jetë më të mirë, por që qëndron pa punë?

Dhe në të kundërt… a njeh ndonjë person që ka një nivel modest arsimimi ose ndoshta nuk ka marrë asnjë diplomë, por që është shumë i suksesshëm?… Diferenca qëndron në një fjalë të vetme: “Veprimi”.

Konfuçi thotë: “Njeriu i lartë, flet pak, dhe vepron shumë.”

Im atë më thoshte gjithmonë: “Urtësi është të dish atë se çfarë bën, mjeshtëri është të dish se si ta bësh atë dhe sukses është të arrish ta pësh vërtet atë gjë.”

Kur praktikoja lojën e pingpongut, gjithmonë e pyesja trajnerin tim për shumë detaje idhur me lojtarët veteranë dhe për kampionët botës. Një ditë, trajneri im u mërzit nga yetjet e mia të shumta dhe më tha: “Nëse qëndroj duke të folur gjatë për pingpongun, a të bën kjo një lojtar të shkëlqyer?”.. Nëse unë nuk pushoj duke të folur për historinë e lojës. a mendon se kjo do të të ndihmojë të fitosh kupën kombëtare?”… Përgjigjja ime ishte: “Natyrisht që jo, por kjo do të më japë informacione për lojën”… Përgjigjja e trajnerit ishte se vërtet ai e vlerësonte etjen time për njohuri, por ai i jepte rëndësi asaj që njohurinë duhet ta vija në zbatim, të stërvitesha me rregull dhe përkushtim të vazhdueshëm, që të bëhesha lojtar i plotësuar… dhe më kërkoi të mos e zgjasja më me këto pyetje, por të vazhdonim stërvitjen me seriozitet.

Tani unë po të drejtoj të njëjtën pyetje: Në se të flas për shembull, për notin, a do të të bëjë kjo një notar më të mirë?… Natyrisht që jo, sepse ti do të kesh nevojë patjetër që të stërvitesh e ta praktikosh atë sport.

Një fjalë e urtë kineze thotë: “Unë dëgjoj dhe harroj, shikoj dhe kujtohem, veproj dhe kuptoj”. Nëse e krahasojmë këtë urtësi me kërkimet e bëra nga Universiteti Bell, në Amerikë, gjejmë një përputhshmëri mes kësaj fjale të urtë dhe rezultateve të kërkimit, i cili sqaron se: “Ne kujtojmë 10% ose më pak nga ajo që dëgjojmë, 25% nga ajo që shikojmë dhe 90% nga ajo që bëjmë.”

Një president i një kompanie të suksessh me, u pyet një herë se çfarë i nevojitet çdo personi që të ketë sukses e të ngjitet në majë… Ai tha: “Përderisa je i bindur në idenë që ke në mendje, vëje menjëherë në zbatim atë ide.”

Xhimi Karter, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thoshte: “Eshtë e mundur të zgjohem në orën nëntë të mëngjesit dhe të jem i çlodhur, ose të zgjohem në orën gjashtë të mëngjesit dhe të jem president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Në njërën nga ligjëratat e mia që po mbaja në Montreal, po i inkurajoja të pranishmit që ta zbatonin atë që kanë mësuar dhe të fillonin direkt në veprim. Nxora nga xhepi një kartë. monedhë njëzet dollarëshe dhe pyeta: Cili prej jush dëshiron t’i marrë këto para?.. Të gjithë të pranishmit ngritën dorën, përveç njërës nga zonjat rreth të dyzetave, e cila u ngrit dhe eci drejt meje me shpejtësi, rrëmbeu paratë dhe u kthye në vendin e saj. Të gjithë po e shikonin me habi… Që nga ajo herë, nuk e kam përdorur kurrë më atë shembull!!!

Benjamin Franklin thoshte: “Kush jeton mbështetur mbi shpresa, vdes i uritur.”

Është një gjë e bukur që njeriu ta fillojë jetën me shpresë dhe me ëndrra, por kur ëndërron, duhet t’i vësh në zbatim ëndrrat, pa hezitim… Njohuria dhe shpresa janë dy gjëra të bukura, por ato nuk mjaftojnë të vetme. Për fat të keq, shumica e njerëzve jetojnë larg, shumë larg aftësive të tyre personale reale. Ata angazhohen me punë që nuk i duan, ose ndoshta vazhdojnë në lidhje të cilat u shkaktojnë dhimbje, dhe në vend që të kërkojnë zgjidhje të problemit, vazhdojnë vetëm duke u ankuar duke shtyrë ditët.

Artikulli paraprakZekati i fitrit
Artikulli tjetërRruga drejt forcës – Frika