Risitë e pritshme të iPhone 13

Vjeshtën e ardhshme pritet të prezantohet modeli i ri iPhone 13, EverythingApple Pro, ka shfaqur imazhet e para se si do të duket modeli i ri iPhone 13, që pritet të prezantohet në vjeshtë nga Apple dhe të dalë në shitje në muajin Tetor.

 

Në modelin e ri pritet të ketë një ndryshim i ekranit. Do të ketë një përditësim në 120Hz ProMotion.

Ndaj pritet të kemi për herë të parë funksionin “always on”, duke nënkuptuar ekranin gjithë kohës tëndezur). Por, nga Apple pritet gjithçka dhe mund të kemi surpriza.

Këto ndryshime priten të jenë vetëm për versionin iPhone 13 Pro.
Mes përditësimeve më interesante të Apple janë videot me modalitetin portret, me procesorin e ri A15. Kjo ju mundëson të regjistroni video në “Portrait Mode” dhe më pas t’i modifikoni ato, duke ndryshuar fokusin apo parametra të tjerë.

Edhe modifikimet në WiFi do të ulin konsumin e baterisë. Gjtihashtu, pritet të ketë një identifikim përmes fytyrës me maska. Në të gjithë ekranin Apple do të rikthejë  hyrjen me prekje (Touch ID).

Modelet e reja iPhone 13 pritet të kenë një çmim pak më të lartë se iPhone 12, falë procesorit të ri A15 dhe të gjitha risive të përmendura më lart. /BM/

Artikulli paraprakEkonomia gjermane tkurret me rreth 1.5% në fillim të vitit 2021
Artikulli tjetërBloomberg: Ku dhe për ç’farë po e orienton Bin Salman paranë arabe?