Rënie drastike e shkarkimeve të aplikacioneve në Kinë

“Dyqanet” kineze për shkarkimin e aplikacioneve celularë kanë pësuar një rënie të madhe.

Në tetor 2021, në dyqane kishte 2.78 milionë aplikime, ndryshe nga dhjetori 2018, kur në “dyqane” kishte 4.52 milionë aplikime.

Kjo është një rënie prej 40% këtë vit, falë ligjeve të reja që Pekini ka zbatuar.

Ligjet e reja kineze për të dhënat, sigurinë dhe privatësinë kanë “mbytur” platformat e mëdha teknologjike dhe ka pasur një rënie të madhe.

Struktura e tregut kinez për aplikacionet celulare i ka dhënë një goditje të madhe çdo gjëje që lidhet me “dyqanet” dhe aplikacionet e telefonisë celulare.

Pekini ka nisur një fushatë për të parandaluar krijimin e monopoleve të tregut dhe veprimin për të mbrojtur të dhënat kundër kompanive të teknologjisë në fund të vitit 2020.

Partia në pushtet shqetësohet se kompanitë kanë shumë kontroll mbi industrinë e tyre dhe i ka paralajmëruar që të mos përdorin dominimin e tyre për të bllokuar konkurrencën.

Kështu, pothuajse gjysma e aplikacioneve u zhdukën nga tregu kinez.

Artikulli paraprakRestorantet më të shtrenjta në botë me yje Michelin
Artikulli tjetërSi mund të vazhdoj të bëj diçka të caktuar?