Sipas raportimit, princi i kurorës në thelb paralajmëroi se çdo pasojë do të përballej me një rishikim thelbësor të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Arabi Saudite
Ky pretendim i gazetës erdhi bazuar në dokumentet e klasifikuara të publikuara në aplikacionin e mesazheve Discord të përqendruar në videolojërat.
Bin Salman e bëri kërcënimin teksa administrata Biden përpiqet të ulte çmimet e energjisë në një përpjekje për të ulur inflacionin e shfrenuar që vazhdon të jetë një shqetësim i madh për Bidenin.
Sipas raportimit, princi i kurorës në thelb paralajmëroi se çdo pasojë do të përballej me një rishikim thelbësor të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Arabi Saudite.
Dokumenti i marrë nga Washington Post pretendon se bin Salman tha se “ai nuk do të merret më me administratën e SHBA-së” dhe u zotua për “pasoja të mëdha ekonomike për Washingtonin”.
Biden përfundimisht nuk vendosi asnjë ndëshkim ndaj Riadit për vendimin e tij për të zvogëluar në mënyrë dramatike prodhimin e naftës dhe Arabia Saudite më pas ka vazhduar të zvogëlojë më tej prodhimin në një përpjekje për të rritur çmimet.
Është e paqartë nëse kërcënimi ka arritur ndonjëherë drejtpërsëdrejti tek zyrtarët amerikanë, apo është marrë si pjesë e përpjekjeve për mbledhjen e inteligjencës. Por Shtëpia e Bardhë i tha gazetës se “ne nuk jemi në dijeni të kërcënimeve të tilla nga Arabia Saudite”.
“Në përgjithësi, dokumente të tilla shpesh përfaqësojnë vetëm një pamje të një momenti në kohë dhe nuk mund të ofrojnë pamjen e plotë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke shtuar:
“SHBA vazhdojnë të bashkëpunojnë me Arabinë Saudite, një partner i rëndësishëm në rajon, për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella dhe një vizion të përbashkët për një rajon më të sigurt, të qëndrueshëm dhe më të begatë, të ndërlidhur me botën”.
/Aa/