“Afro 50 milionë euro humbin nga mos kërkimi i 1 dhe 2 centë tek qytetarët çdo vit”, kështu ka bërë të ditur aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.
Sipas tij, një gjë e tillë po ndodhë për disa arsye.
“BQK thotë gjithnjë që ka poena të mjaftueshëm metalik për ta furnizar tregun, por tregtar thonë se BQK ka shërbime të shtrenjta…këto dyja palët e hedhin fajin të njëra tjetra por e pësojnë konsumatorët”, tha ai.
Ndërkaq, edhe qytetarët e pohojnë se parat në vlerë më të vogël se 5 cent nuk i kthehen gjatë blerjeve.
Kurse, nga Banka Qendrore e Kosovës përmes një përgjigje më shkrim për Tëvë 1 kanë bërë të ditur se i kanë furnizar bankat komerciale me këto monedha.
Për këtë nga BQK kanë kërkuar nga qytetarët të jenë më këmbëngulës në kërkimin e centëve gjatë blerjeve.