Putin pretendon të rregullojë botën…me ushtarë të dehur!

Dhe kjo po ndodh në luftën në Ukrainë…Një incident i përgjakshëm me armë zjarri ka ndodhur mes rusëve për shkak të alkoolit.

Tre nga njerëzit e Vladimir Putin u vranë me armë zjarri dhe dy të tjerë u plagosën në një… gjueti ushtarake me agjentët e shërbimeve të sigurisë FSB.

Rreshteri Igor Shudin, 31 vjeç, qëlloi dhe vrau dy oficerë të FSB-së në Kherson pasi u kap duke pirë alkool ndërsa ishte në uniformë, ka zbuluar një hetim në Moskë.

Nga të shtënat në një restorant në Kherson mbeti i vrarë edhe shoku i tij rreshter që po pinte me të, 28-vjeçari Sergei.

Gjithçka nisi kur katër agjentë të FSB-së hynë në kafenenë ku ushtarët po hanin drekë dhe i kapën… duke konsumuar pije alkoolike padashur gjatë detyrës.

Më pas nisi debati mes agjentëve dhe dy ushtarëve. Menjëherë pas kësaj, temperamenti u ndez deri në të shtëna.

Skenat kanë qenë kaotike, me rreshterin 31-vjeçar që hap zjarr ndaj spiunëve me pushkën e tij AK-74.

Dy nga oficerët e FSB-së u vranë si dhe rreshteri 28-vjeçar, ndërsa agjenti i tretë dhe 31-vjeçari që nisën të qëllonin u dërguan në spital.

Agjenti i katërt i FSB-së u largua nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se presidenti Putin po flet për vlerat e larta të rusëve në këto kohë lufte me ukrainasit, që në fakt është një luftë e Rusisë me Perëndimin. Ai e servir luftën si një “mision të shenjtë” rus për të rregulluar botën, me pretendimin se Rusia ka atributet për ta bërë këtë, por i duhet kujtuar se në vendin e tij, shishja e alkoolit(vodka) është monument dhe pasion kombëtar./tesheshi/

Artikulli paraprakPaga minimale përballë sfidave të produktivitetit të punës
Artikulli tjetërFundi i euros? Ekspertët ngrenë alarmin: Do të ‘vdesë’ herët a vonë