Fundi i euros? Ekspertët ngrenë alarmin: Do të ‘vdesë’ herët a vonë

Për të parën herë në dy dekada, këtë herë monedha e përbashkët europiane Euro u barazua barazohet në vlerë me Dollarin amerikan.

Për ekspertët, kjo është tregues i fortë i nisjes së recesionit. Shkak i thellimit të tatëpjetës së Euros është lufta në Ukrainë që ka zhytur në krizë të thellë sektorin e energjisë në vendet e Eurozonës, që varet nga importet ruse.

Por çfarë pritet? A e kemi afër “fundin” e euros?

Eric Noirez, një kritik i shquar i BE-së dhe anëtar i fushatës Generation Frexit në Francë, tha për Express.co.uk se euro është një sistem që ka arritur fundin.

“Por kjo nuk është shumë e habitshme, pasi euro ka qenë gjithmonë një sistem monetar totalisht jofunksional, të cilin europianët kanë dashur ta mbajnë gjallë me çdo kusht, përmes një dogmatizmi vërtet irracional. Në raport me PBB-në dhe aktivitetin real ekonomik të territorit të tij, Bashkimi Evropian është sektori ku janë krijuar paratë më artificiale vitet e fundit. Një çmenduri absolute!”, ka shpjeguar ai.

Charles-Henri Gallois, President i Generation Frexit, paralajmëroi se Banka Qendrore Evropiane (ECB) përballet me një “dilemë të madhe” dhe se një përpjekje për të trajtuar inflacionin që mund të çojë në një “kolaps të Eurozonës”.

Kritiku i BE-së pretendoi se shpëtimi i euros është një “gabim” dhe se kjo monedhë herët ose vonë është e destinuar që të “vdesë”.

“Shpëtimi i euros ishte një gabim. Euro është ndërtuar keq që në fillim dhe do të vdesë herët a vonë. Sanksionet ekonomike që ju godasin më shumë se Rusia janë krejtësisht marrëzi. Unë jam kundër pushtimit të Ukrainës, por ne duhet të ndalojmë sanksionet. Nëse nuk e bëjmë atë, Evropa do të përballet ndoshta me krizën më të madhe financiare të historisë së saj”, tha ai.

Sakaq, Europa është duke u përgatitur për një dimër “të ftohtë dhe të ashpër”, ndikuar kjo nga reduktimi i gazit rus./fjala/

Artikulli paraprakPutin pretendon të rregullojë botën…me ushtarë të dehur!
Artikulli tjetërHistoria e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane, Arkivi i Stambollit dhuron 1 milion dokumente