Punëtorët e sektorit privat në gjendje të rëndë

Në një takim që të premten Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin, është thënë se në Kosovë gjendja e punëtorëve të sektorit privat është e rëndë.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi në takimin me Abrashin ka thënë se në Kosovë janë rreth 120 mijë punëtorë pa kontrata dhe ka punëtor që paguhet me 120 euro pagë në muajt.

Në një komunikatë të kësaj sindikate, thuhet se një pjesë e firmave nuk u paguajnë kontribute punëtorëve me vite të tëra, dhe se nuk ka bashkëpunim të mirë në mes të sindikatës dhe inspektoratit të punës.kohaislame

Artikulli paraprakRusisë po i shterojnë paratë
Artikulli tjetërPër katër muaj suspendohen 8 doganier