PUNA NE ORGANET E DREJTESISE
Nr. 65
Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës
Vendimi i tetë: Puna në organet e drejtësisë
Zoti i ka dërguar Profetët e Tij dhe i ka zbritur Librat që njerëzit të gjykojnë me drejtësi. Rruga që ata duhet të ndjekin për t’ia arritur këtij qëllimi është të gjykojnë me ligjet e Tij, sepse këto ligje mbartin drejtësinë e plotë, dhe për këtë njerëzit duhet të lënë mënjanë çdo ligj që bie në kundërshtim me ligjet e Zotit, ligje që janë hartuar sipas dëshirës dhe rendeve njerëzore. Nuk lejohet të drejtohesh për gjykim në gjykatat joislame, vetëm në rastet kur nuk ka organizëm tjetër të pranuar fetarisht, e që është i aftë të kthejë të drejtat dhe largojë padrejtësitë. Kërkesat në këtë rast kudo që të paraqiten duhet të jenë të drejta fetarisht, në këtë rast duhet të pranohen vetëm gjykimet që përputhen me fenë, nëse dikush fiton nga gjykimi diçka që nuk i takon, atëherë ai nuk duhet ta marrë atë, sepse vendimi që jep gjykatësi nuk e bën haramin hallall dhe as hallallin haram, ai është thjeshtë zbulues i gjykimit dhe jo ai që e vendos atë që në themel.
Pakicat islame duhet të përpiqen të shuajnë konfliktet e tyre brenda kornizave të gjykimit islam dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet, duke ndjekur rrugët ligjore të vendeve ku ata jetojnë, të mundësojnë vënien në praktikë të gjykimeve islame, në veçanti në gjykimet që kanë të bëjnë me kodin civil.
Puna në fushën e avokatisë është e lejuar, nëse avokati është i bindur se çështja që ai mbron është e drejtë dhe e lejuar fetarisht.