Dollari do të forcohet sërish kundrejt monedhave të tjera në muajt e ardhshëm, me kërcënimin në rritje të recesionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo tjetër duke qenë i qëndrueshëm në vitin 2023 përmes flukseve të sigurta, sipas strategëve të tregut, të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Në një kohë që pjesa më e madhe e tyre u shprehën se nuk kishte shumë hapësirë për rritje të mëtejshme të dollarit bazuar në politikën monetare, kërcënimi i dobësisë ekonomike është më i thellë se sa pritej dhe shoqërohet nga presioni inflacionist.
Në rënie mbi 5% në muajin nëntor, indeksi i dollarit pati performancën e tij më të keqe mujore që nga shtatori 2010, kryesisht nga pritshmëritë që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ngadalësojë ritmin e rritjes së normave të interesit dhe se një pushim i mundshëm është shumë pranë.
Sondazhi i Reuters nga 1-6 dhjetor me 66 strategë të këmbimit valutor sugjeroi se monedha e gjelbër do të tregtojë rreth niveleve aktuale një vit nga tani dhe do të mbajë fitimet e saj prej afro 10% deri më tani këtë vit. Pothuajse dy të tretat ose 33 nga 51 strategët që iu përgjigjën një pyetjeje shtesë thanë se rreziku më i madh i dollarit gjatë muajit të ardhshëm ishte se ai do të shënonte kthesë në vend që të binte më tej.
Shumica e bankave të mëdha qendrore, përfshirë FED-in, pritet të përfundojnë fushatat e tyre shtrënguese në fillim të vitit 2023. Një shumicë dërrmuese 80%, ose 42 nga 51 të anketuar, thanë se nuk kishte shumë hapësirë për rritjen e dollarit bazuar në politikën monetare. Pavarësisht tërheqjes së fundit të dollarit, monedhat kryesore nuk pritet të rikuperojnë humbjet e tyre të vitit 2022 kundrejt dollarit deri të paktën në fund të vitit 2023.
Euro, me 10% rritje kundrejt dollarit që nga niveli i ulët rekord i tij në shtator, por gjithsesi në rënie gati 8% këtë vit, pritet të humbasë rreth 3% deri në fund të shkurtit 2023 për t’u tregtuar me 1.02 dollarë.
Jeni japonez, duke rënë gati 20% për vitin dhe që aktualisht tregtohet rreth 136.50 për dollar, pritet të ndryshojë rreth 139.17 për dollar gjatë tre muajve të ardhshëm, për të arritur 132.67 gjatë 12 muajve.
Sterlina, duke u rritur me mbi 17% nga niveli i ulët rekord prej 1.0382 dollarësh në shtator në mes të trazirave politike, parashikohet të humbasë gati 5% për t’u tregtuar rreth 1.16 $ në tre muajt e ardhshëm.
Juani kinez, që ka fituar rreth 5% kur arriti rekordin e tij të ulët në nëntor për t’u tregtuar nën 7 për dollar, pritej të qëndrojë mbi atë nivel gjatë gjashtë muajve të ardhshëm./scan/
Comments are closed.