Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë?

Revista amerikane Foreign Policy, përmes një artikulli të gjatë nga anëtari i Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme, Maximilian Hess, me titull “Pse Perëndimi duhet të bëjë paqe me Erdoganin tani”, e përshkruan presidentin turk si një lider “autoritar”, i cili megjithatë mbetet një “partner i domosdoshëm” për Perëndimin në mënyrë që të “përballet me kërcënimet e reja ndaj rendit ndërkombëtar”.

Shkrimi i revistës amerikane i referohet sidomos ngjarjeve të fundit, ku Erdogan ka kërcënuar se do të ndalojë zgjerimin e NATO-s, duke i bllokuar kandidaturat finlandeze dhe suedeze. Gjithashtu theksohet se “do të kalojë shumë kohë që Perëndimi t’i besojë atij”.

Megjithatë, Hess pranon se “realiteti është se Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë”. Kjo sepse lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka forcuar shumë profilin turk në gjeostratebordin e rajonit. Ai thekson se Ankaraja është bërë një furnizues kritik i dronëve për Kievin dhe se shanset e Ukrainës për të fituar do të përmirësohen shumë nëse furnizimet turke me armë vazhdojnë.

Autori argumenton se është shumë e rëndësishme që presidenti turk, përmes Ngushticës së Bosforit kontrollon hyrje-daljet në Detin e Zi, ndërsa kujton se në fund të shkurtit, kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, mbylli kalimin e anijeve luftarake.

Nga ana tjetër, Hees beson se Turqia do të jetë një lojtar që do të luajë një rol vendimtar në rishpërndarjen e furnizimeve me energji në Evropë dhe jo vetëm sepse kontrollon aksesin e energjisë në një numër tubacionesh.

Sipas kolumnistit të revistës amerikane, çelësi i strategjisë evropiane në lidhje me Korridorin Jugor të Gazit, për shembull, është gazi natyror që vjen nga Azerbajxhani përmes Turqisë nga tubacionet Trans-Anatolian dhe Trans-Adriatik përkatësisht në 2018 dhe 2019, dhe që furnizon rrjetin evropian të gazit në Ballkan dhe Itali.

Ai gjithashtu pretendon se presidenti turk ka në aspiratat e tij të menjëhershme për të vazhduar me zhvillimin e burimeve të gazit turk dhe ndoshta për të lidhur fushat e gazit në det të Izraelit dhe Qipros me rrjetin evropian të tubacioneve.

Maximilian Hees thekson se rreshtimi i Perëndimit me Erdoganin do t’i jepte atij më shumë ndikim gjeostrategjik mbi Kremlinin sesa lufta në Ukrainë. Megjithatë, pyetja që Foreign Policy shtron në tavolinë është se çfarë “karrote” mund t’i ofrojë Europa Erdoganit në mënyrë që Turqia të largohet nga Rusia? Duke shkuar një hap më tej, ai thekson se kriza ekonomike në të cilën është përfshirë Turqia së fundmi mund të jetë ndoshta “asi nën mëngë” i saj për Perëndimin.

Por kolumnisti shton se Perëndimi aktualisht heziton të tërheqë presidentin turk. Kjo sepse strategjia që Perëndimi duket se po ndjek është se “ne presim me padurim mundësinë e humbjes së Erdoganit në zgjedhjet e qershorit 2023”.

Por në fund, Maximilian Hees argumenton se është në interesin e Perëndimit të qëndrojë me të – jo Rusinë – në mënyrë që të dobësojë Putinin dhe të sigurojë mbijetesën e Ukrainës. “Mundësia është atje(te Turqia) dhe nuk do të ishte e mençur që Perëndimi të mos provonte,” shkruan ai. /tesheshi/

Artikulli paraprakZakone njëminutëshe që mund të rrisin produktivitetin tuaj me 100%
Artikulli tjetërUdhëzues për punësimin e Asistentëve Virtualë