Trafiku i përdorimit nga kosovarët, gjatë roamingut në BP në gjysmën e dytë të vitit 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021:
•Thirrjet zanore dalëse (numri i minutave): 45% rritje
•Thirrjet zanore hyrëse (numri i minutave): 147% rritje
•Volumi i trafikut të të dhënave (MB): 80% rritje
Këto janë shifra të jashtëzakonshme që shkojnë në favor jo vetëm të bashkëpunimit rajonal në tërësi, por flasin shumë edhe për një klimë më të mirë në të gjithë rajonin. Për sa i përket perspektivës ekonomike, sipas raportit të Bankës Botërore, rajoni vlerësohet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3,4% këtë vit.
Çdo arritje dhe rezultat nën agjendën e Tregut të Përbashkët Rajonal është një hap përpara drejt krijimit të një klime investimi mikpritëse që mund të tërheqë investime me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.
Prandaj, ulja e tarifave të roamingut ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë do të jetë një arritje e rëndësishme po të merret parasysh fluksi tashmë i lartë i udhëtimeve turistike nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve te BE-së dhe anasjelltas, veçanërisht duke pasur parasysh komunitetet e rëndësishme të diasporës. Përfitimet janë të shumta. Do të kursente para për qytetarët e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE, si dhe do të ulte kostot e funksionimit të biznesit; do të inkurajonte të bërit biznes jashtë kufijve të tyre, por gjithashtu do t’i jepte një shtysë edhe më të madhe turizmit tonë.
Pikërisht për të gjitha këto arsye Samiti BE-BP në Tiranë më 6 dhjetor 2022 është i rëndësishëm në shumë nivele – nga këndvështrimi i BE-së i BP- së, Agjendës së Gjelbër të BP- së, sigurisë së energjisë dhe ushqimit, rinisë e deri te trajtimi i dezinformimit dhe i kërcënimeve kibernetike dhe pa diskutim dhe ulja e tarifave të roamingut. Rritja e zbatimit të Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut është me rëndësi të madhe dhe ne shpresojmë të shohim rezultate pozitive dhe të prekshme për qytetarët në lidhje me uljen e tarifave të roamingut midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Comments are closed.